Dy si një

Kultura

Dy si një

Nga: Vjollca Aliu Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Sa herë për ty mendoj

Dëshira që të shoh

Më shtohet

 

Në ëndrrat që të shoh

Zemra ime me shpirtin tënd

Më shumë afrohet

 

Edhe kur borë bie

Prania jote

Më ngroh si zjarr

 

Nga mungesa jote

Zemra digjet si vullkan

E ndien shumë mall

 

Me ty ndihem plot

E qetë, e lumtur

Shpirti ndien freski

 

Në përballje me sfidat e jetës

Kur të kam pranë

Kam shumë lehtësi

 

S'ndihem e vetme

Në ëndrrat

Ku ti aty je

 

Ndihem e përmbushur

Si kopshti me lule

Të kam e më ke.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat