Qeni

Kultura

Qeni

Nga: Agron Elezi Më: 15 shtator 2022 Në ora: 12:48
Agron Elezi

“Në fillim Zoti krijoi qiejt dhe tokën”

Pastaj lehi qeni Kur Prometeu dhuroi zjarrin të parëve të mi

N'atëkohë kur njeriu dhe kafshët flisnin një gjuhë

Atëherë shkrepi habia, atëherë qeni u betua:

O dykëmbësh pa bisht! Të përulem përgjithmonë!

Rrethi gjeometrik, një formë elementare dhe perfekte

Doli t’jetë i përhumbur në pafundësi, dhe u shënua si mister π Zagari,

një krijesë padyshim e mahnitshme prej gjuetari

Na mbeti gjithnjë i afërt, i lezetshëm, me një bisht me kufi

Në pëllëmbën e dorës mbaj gjithë njohurinë e njerëzimit

Dhe prap ç’ndihem disi i papërmbushur dhe i padefinuar?

Me qenin tim, që pshurret në oborret e tempujve t'arsyes

Pse jam disi më i gjallë, më i sigurtë dhe më i plotësuar?

Kuisja e qenit inspiroi kompozitorët e shurdhër Kjo shkaktoi lindjen e romantizmit – kulmin e muzikës

Dhe emri i preferuar i qenit modern, u bë Bethoven Çudi?

Arti bashkëkohor nuk reflekton jo vetëm te njerëzit

Por as te qentë e racës gjeniale, e as të atyre të animuarve

Njerëzit i brohorisin dhe përulen partisë dhe pushtetit

Qentë i lehin dhe kundërvehen dhelpërës dhe ujkut

Po deshe të njohësh një njeri

Pyet se cfarë lloj qeni ka ai

Edhe krimineli ka engjullin e vet

E ky është një Pit Bull, o milet!

Nuk ka histori më besnike

Nuk ka tregim më të përkryer

Nuk ka shoqëri më të qetë

Si ajo ndërmjet qenit dhe njeriut

Dhe ai qe mendon ndryshe

Mbase është një zemërderr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat