Lërini xhepat!

Kultura

Lërini xhepat!

Nga: Adem Bytyqi Më: 20 shtator 2022 Në ora: 15:44
Adem Bytyqi

Lërini xhepat 

E karrigat

E mos bëhi gazi i botës

Hapni shkollat fëmijëve tanë

Mos t'pendohen nesër

Pse i " takojnë " kombit shqiptarë.

 

Lërini xhepat 

Për një qast harrone shkamin

Venia gishtin tamthit

N'cilat shtete të Ballkanit

Ka ndodhë?

Një muaj ditë

T'iu mbullën shkollatë fëmijëve

 Për interesa t'dinarit?

Kêtë marrëzi 

Sdo ta bënte as gomari.

 

Qeveri e Sindikatë

Sindikatë e qeveri 

Si dy thas me plotë marrêzi

I lanë fēmijët pa shkuar n'shkollë

Njëra t'jetrën e fajsojnë 

N'vend që fëmia 

T'ishin n'shkollë

Bredhinë rrugëve 

Me libra n'dorë

 

Hapni shkollat sa më parë

Sa nuk është bërë vonë

T'jeni bindur se

Për një  veprim 

Kaq anti kombëtar 

Historia do t'ju ndëshkojë

Këtë t'keqe anti shqiptare

Kurrë për jetë 

Sdo ta harrojë.

 

N'këtë gjithë kalvar

Përplasjësh qeveri e Sindikatë

Viktimë bijnë fëmijët e pafajshëm

E ardhmja e kombit tonë.

T'cilët me pa durim presin

Për të vazhduar mësimet n'shkollë.

 

Edhe mësuesit nuk kanë faj

T'gjitha qeveritë n'vendin tonë

As njëherë t'vetme 

Arsimin nuk e kanë patur prioritet

Megjithatë

Për t'gjitha anomalitë n'arsim

Pa t'drejtë i akuzojnë mësuesit e shkretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat