Promovimi i veprave “Djemtë e Ballofcit dhe Deti i Zi”

Kultura

Promovimi i veprave “Djemtë e Ballofcit dhe Deti i Zi”

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Ftesë

Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Zejnullah Rrahmani,

Ju ftojmë të merrni pjesë në promovimin e veprave Djemtë e Ballofcit dhe Deti i Zi.

Promovimi mbahet më 23 shtator 2022 (e premte), në orën 12:00.

Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare. Organizatorë: Sh.B. Faik Konica - Prishtinë Sh.B. Onufri - Tiranë P R O G R A M I Mimoza Hasani Pllana: Prezantimi i autorit dhe moderimi Për veprat Deti i Zi dhe Djemtë e Ballofcit flasin: -Ali Aliu, -Sabri Hamiti, -Kujtim Shala -Nysret Krasniqi -Kujtim Rrahmani, -Meliza Krasniqi, -Avdi Visoka, -Xhavit Beqiri Sh. B. Onufri: Bujar Hudhri Sh. B. Faik Konica: Nazmi Rrahmani Akademik Zejnullah Rrahmani (Ballofc, Podujevë, 1952) Studioi Letërsinë Shqipe në Fakultetin Filozofik, sot Fakulteti Filologjik i Prishtinës, ku kreu magjistraturën edhe mori titullin Doktor i Shkencave Filologjike (1985). Punoi shkurtas në gazetën e përditshme Rilindja dhe disa vite në Revistën Fjala (1974-1977).

Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës nga viti 1970. Nga viti 1977 punoi në Fakultetin Filologjik si asistent dhe profesor për lëndët Teori e letërsisë dhe Teoritë letrare në nivelin themelor, magjistraturë, dhe studime të doktoratës.

Në vitet 1992-’98 i ka reformuar dhe udhëhequr studimet e magjistraturës dhe doktoratës në Degën e Letërsisë Shqipe. Në kohën 1992-1996 ka qenë dekan i Fakultetit të Filologjisë. Anëtar i Kolegjiumit të Dekanëve të Universitetit të Prishtinës ka qenë në vitet 1992-’96.

Ka themeluar në këtë fakultet Revistën Filologjia dhe ka qenë kryeredaktor i numrave të parë të saj. Drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka qenë në vitet 1995-1996. Këtë Seminar si institucion të Fakultetit të Filologjisë së Prishtinës dhe Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Tiranës, e ka rithemeluar në vitin 1995. Është edhe sot i vetmi institucion i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e vet.

Ka qenë anëtar i Këshillit Nacional të Shqipërisë dhe Kosovës për programet e letërsisë në shkolla.

Ka qenë Këshilltar për arsim i Kryetarit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Në këtë cilësi e ka udhëhequr sistemin paralel të arsimit të Kosovës në vitet 1996-1999. Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Vepra letrare: - Zanoret e humbura, roman, 1974 - Udhëtimi i një pikë-uji, novela,1976 - E Bukura e Dheut, roman,1977 - Sheshi i Unazës, roman, 1978, 1982, 1990 - Udhëtimi arbdhetar, roman, 1992 - Mjeshtri i vetmisë, tregime, 1995, - Romani për Kosovën, roman, 2000 - Jusufi, roman, 2000 - 99 rruzaret prej smaragdi, roman, 2006 - Iluminacion, tregime, 2008 - Tregimet e Ballofcit, tregime, 2008 - Lypësi dhe Sophia, 2011 - Pesë vakte, 2013 - O njeri. Tregime të zgjedhura 2019 - Djemtë e Ballofcit, roman, 2021 - Deti i Zi, 2022 Teori e studime, tekste - Njohuri nga teoria e letërsisë, 1996 - Teoria e letërsisë, 1996 - Teoria e letërsisë, 1997 - Si të shkruhet disertacioni, 2001 - Arti i poezisë, 2001 - Shkrimi dhe leximi, 2003 -

Nga teoria e letërsisë shqipe, 1986 - Teoritë letrare klasike, 2001 - Malësorja e Nazmi Rrahmanit ose Arti i interpretimit, 2001 - Letërsia e Mesjetës, 2002 - Ligjërata mbi artin e Renesansës, 2004 - Teoritë letrare moderne, 2005 - Letërsia e Lindjes, 2005 - Gnosis, 2005 - 10 Kryevepra poezie, 2007 - Letërsi klasike greke, 2008 - Teoria e letërsisë, 200 Të gjitha mediet janë të mirëseardhura të përjcellin këtë ngjarje. Me respekt, Sh.Botuese "Faik Konica" - Prishtinë Sh.Botuese "Onufri" Tiranë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat