Z-Anë

Kultura

Z-Anë

Nga: Xhelal Hoxha Më: 25 shtator 2022 Në ora: 07:47
Xhelal Hoxha

Siç duket edhe diellit ja ke ndal rrezet nga çdo anë
Edhe qiellit ja ke hekë retë siç din vetë ti Z-Anë
Gjithashtu edhe detit ja ke marrë me vete kaltërsinë
edhe valët e tij i ke ndaluar, i ke përmirësuar
dhe i ke bë ma të letë e ma të qetë, siç je edhe vetë
Natyrën bashkë me bukurit e saja i ke futë në shtatin tënd

Ngado e ke pikturua, përmirësua, madhërua e hijeshua
Në sytë e tu magjik i shoh të bekuar e duke lulëzuar
Shiu që po bie vazhdimisht pa pra letë e qetë…
Pas shiut edhe ylberi doli me shtatë ngjyrat përballë
Dhe mrekullitë e tij, vendin ja ke zanë në çdo anë
Lartë e më lartë të ngritura me mall e shkallë, shkallë…

Ti gjithsesi ja ke marr ngrohtësinë, lumturinë e dashurinë
Bashkë me hijeshinë, bukurinë dhe çiltërsinë e tyre
Nga qielli i kaltër, natyra, deti e deri në tokën nënë;
nga çdo anë, që vazhdimisht më rrinë e sillesh pranë
Oj e lira dhe e mira, imja Z-Anë!
Xh.H

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat