Pa marrëveshje

Kultura

Pa marrëveshje

Nga: Musa Ahmetaj Më: 26 shtator 2022 Në ora: 17:35
Musa Ahmetaj

Specat, domatet dhe trangujt

Akoma njëra tjetrën nuk e dojnë

Madje-madje edhe në kavanozë

Së bashku nuk duan të shkojnë

Lajmërohet lehtas karrota

Shumë e qetë dhe pa nervozë

Une jam shumë demokrate

Me të gjitha hy në kavanozë

Edhe unë, me një zë si karrota

Kahere të njejtën lojë e lozi

Hajde te hyjmë së bashku në dimër

Propozon fuqishëm magdanozi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat