Ëndërrat e fëmijëve

Kultura

Ëndërrat e fëmijëve

Nga: Dedë Preqi Më: 27 shtator 2022 Në ora: 10:00
Dedë Preqi

Si gjithëherë kur zgjohen përshpërisin ëndërrat e tyre

Njëri kishte shkuar në hënë dhe kishte zbritë përsëri,

Tjetrin e kishte lënë makina n’rrugë duke shkuar në gjithsi

Tjetri duke shkuar në shkollë ishte frikësuar nga një qen i Zi.

 

Sëcili fëmijë i frymëzuar shpjegon ëndërrat e veta

Unë nuk kisha frikë thotë ai që arriti deri në hënë,

Tjetri, as unë s’kisha frikë po t’i prek rrezet me dorë

Unë tha tjetri, luta gjyshin, kisha frikë të shkojë në shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat