Gëzuar o flamur

Kultura

Gëzuar o flamur

Nga: Ramë Smajlaj Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 14:16
Ramë Smajlaj

Gëzuar kremten o i bekuar

Do vemi të gjithë nga jemi

Në dasmën e Nëntorit të kërcemi

Zotit të bekuar t`i rrëfehemi

Për një Shqipëri natyrale sa jemi

Nga Toka mëmë dhe mërgimi

Me flatra shqipesh të përgjegjemi

Si vëllezër e motra të bashkuar tok

Me shpirtin plot o flamur Kastriot

Këngë kreshnike dhe elegji

Nga qytete e lendina

Nga Butrinti e Kalabria

Gëzuar 110 vjetorin Pavarësia

Miq dhe nikoqier

O sa ëmbël e sa mirë

Shtozojvalle veç fluturoni

Sa në shpirt ta përjetoni

Me kombëtare, ngjyra ngjyra

Kuq e Zi dominim

Autoktone është Dardania

Nga Ulqin e Çamëria

Plagët e mia rrjedhim gjak

Veç një herë t`i shëroj

Si nga Vlora e Tirana

Shkup ,Presheva e Elbasani

Për ty zemër perkrenare

Simbolike e gjithë fitoreve

Udhë e Shkronjave Alfabeti

Manastiri e zjarr Prekazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat