​Bullgarja Mirela Ivanova në listën e ngushtë për Çmimin Evropian të Poetit të Lirisë

Kultura

​Bullgarja Mirela Ivanova në listën e ngushtë për Çmimin Evropian të Poetit të Lirisë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 17:56
Mirela Ivanova

Bullgarja Mirela Ivanova është midis gjashtë poeteve evropiane që janë përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin "Poeti Europian i Lirisë" (EPF). EPF është një çmim letrar, festival poezie dhe seri botuese që prezanton vëllime të autorëve të përzgjedhur në konkurs.

EPF organizohet çdo dy vjet, dhe edicioni i ardhshëm planifikohet të zhvillohet në Gdansk në pranverën e vitit 2024.

"Unë jam mirënjohëse për nominimin për çmimin "Poeti Europian i Lirisë". Edhe emri i këtij çmimi më përshkruan fund e krye" tha Ivanova për BTA.

Finalistët e tjerë janë Darko Cvetic (Kroaci), Monika Herceg (Kroaci), Anja Eramaja (Finlandë), Arvis Viguls (Letoni) dhe Miriam Van Hee (Holandë).

Nominimi "Poeti Europian i Lirisë" është një tjetër njohje ndërkombëtare për poezitë e Mirela Ivanovas. Në vitin 2002, ajo mori çmimin “Hermann Lenz për Poezinë Moderne nga Evropa Lindore dhe Juglindore”. Në vitin 2008, Ivanova mori një bursë njëvjeçare për shkrim nga Ministri i Kulturës bavareze.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat