Kam besuar shumë

Kultura

Kam besuar shumë

Nga: Agim Desku Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 15:29
Foto nga promovimi i librit tim "Dua të pi verë Çamërie",nga Kongresi i Rrjetit të Gruas shqiptare, më 24 nëntor 2012 në Vlorë.

Më 28 Nëntor kam besuar

Se në këtë ditë do të bashkohemi

Për t'i besuar jetës

Ia ke borxh ti

Veç në mënyrën time

I kam besuar shumë

Nuk e di se çfarë thonë

Nëse është besim a çmenduri

Më shumë seç duhet besuar

Besova

Se më këtë 28 Nëntor

Duhet të bashkohemi

Apo jemi vonuar

Besova

Se miku është vërtetë mik

E nuk më lë asnjëherë për t'u përvëluar

Besova se dikush ka për t'u bërë burrrë

Më 28 Nëntor për këtë flamur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat