Tingujt e kitarës

Kultura

Tingujt e kitarës

Nga: Havë Shabanaj Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 11:46
Havë Shabanaj

Derisa dëgjoj tingujt në kitaren e vjetër,

në mendje më sillën meloditë e zogjëve në qytetetin e Pejës,

bubullima e lumbardhit dhe shpella e lakuriqeve…

aty zënë fill magjia e dorës sē artë të mjeshtrit të madh…

sa shumë lindën, përkundem, rritem ,

shkëlqejnë kudo që gjendën,

këta tingujë bartën në simfonitë përmes kitarës në Paris, Vjenë, Londër e New York

dhe prapë krenaria kthehet  aty ku shpirti gjen qetësinë,

në bubullimën e lumbardhit dhe freskisë së maleve të Rugovës...

Aty ku salla koncertale dridhë shpirtëra të parisjeneve prej tingujve të kitarës,

mjeshtri Dardan si në kohën e perandorit Justinian 

ndan shpirtin nga trupi dhe tingujt e kitarës marrin rrugën hyjnore…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat