Natë

Kultura

Natë

Nga: Zymer Mehani Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 09:13
Zymer Mehani

Kur nata
Vë heshtjen
Qetësinë
E terrin
Zemra
Ç' më shtanget
Shqetësohet
Dhe trandet

Vegim
Shikim
I përhumbur

Dëgjim
Thellësi
Gjerësi

Dashuri
E pamasë
Kur Ty
Të thërrasë

Mallëngjim
Ëmbëlsim
Kur të shoh
O shpirti im

Malli për Ty
Më kaplon
E zemra ime
Ushton
Si det
Uturon

Atëherë
Mos pipëtij
Më dëgjo
Të deshta
Të dua
S‟ e përsëris më
Në këtë orë
Ty zemër
Të dashuroj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat