Dole i pa besë!

Kultura

Dole i pa besë!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 11:14
Xhelal Hoxha

(Kur je i pa besë dhe as vetes ndoshta nuk i beson,

si mund që të besojnë të tjerët?!)...

Kush s'ka besë, ai fare nuk të beson?!

Sa do që ti mundohesh me sinqeritetin më të madh në jetë

keq të hidhëron, të mashtron dhe në fund të tradhton!

Ndonëse, i pa luhatur dhe shumë i vendosur i betohesh;

"Në flamur, Familje, Komb, Fe,

Bibël, Kuran e At-mëmëdhe",

dhe i thua: Komplet, ndoshta keq e ke?!...

"Thotë: Zotin dëshmitar, të vetmin e kemi

Ndërsa, për popull thotë: Nuk mërzitem fort!".

"Sepse ai filani, i ka shti veshtë në lesh,

bashkë me disa të tjerë...që  në mendime është i kotë

Për bindjen dhe qëndrimet e tyre që kanë, për njeri dhe Zot"!...

Thotë: këtu si duket, po kemi keqkuptime...

Ndonëse, ne shumë të drejtpërdrejt ishim,

dhe sigurisht pa dilema dihet mirëfilli,

do të jemi në qëndrime e mospajtime...

Unë kur dua diçka, të them haptazi;

siç edhe vet populli këtë të vërtetë e thotë:

Thuaje, he burrë i dheut asi qare;

E jo, jo kurrsesi në mënyrë tinëzare e qyqare!...

Them unë, jam ky që jam: vetvetja ime

 Duhet të më pranoni e kuptoni kështu si jam,  

Nëse për te do të paguaj çoftë larg saj, po qese është nevoja;

Edhe me çmimin më të shtrenjtë të jetës sime!

Nëse ti dyshon në këtë timin sinqeritet?

Atëherë më vije keq që s'është në fjalorin tim,

por më detyron të  them, edhe pse pa dëshirën time:

Shko, largohu, ik!

Nga vepra jote e ndyrë që ke;

As surratin, sytë dhe as këmbët, s'dua të t'i shoh!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat