Lumturia e përjetimit të lirisë dhe dashurisë

Kultura

Lumturia e përjetimit të lirisë dhe dashurisë

Nga: Baki Ymeri Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 15:51
Kopertina

I lindur në Sllapuzhan të Therandës, duke arrdhur nga zemra e Dardanisë në Malmo të Suedisë, Remzi Basha është një qenie diellore që merr energjinë e tij të dobishme nga shpërthimet e yllit të universit dhe, duke e derdhur atë në vargjet e tij, poeti vjen bujarisht dhe pa kushte, para adhuruesve të tij. Duke e njohur lirikën e tij, zbulojmë se tipari elementar që i përshtatet në mënyrë të përsosur, është lumturia e përjetimit të lirisë dhe të dashurisë.

Herë pas here, autori i kësaj vepre shkruan me stilin e moralistëve të rilindësve tanë, nga dëshira për të mësuar të tjerët, me autoritetin që i jep përvojë jete, vargje të cilat ai i bën me takt, me finesë, me delikatesë dhe me talent.Remzi Basha është një pasionues iletërsisë dhe artit, një dashamir i fjalës, një dritë e ndjeshmërisë, që endetnga drita në dritën e një jetenjerëzore, plenare dhe planetare në universin e jetës, me pjekuri, me mençuri, me forcë, me talent dhe me shkëlqim. Shpirti poetik i Remzi Bashës është i madhërishëm, një shpirt i qetë dhe i çiltër. Kush pat thënë vallë se për autorin fjala dashuri është si një kristal që shkëlqen dhe reflekton si një magjepsje: „Dashuria është forca që përqafon universin është ajo që lexojmë me pak fjalë në poezinë e tij, ndaj nuk ka nevojë për fraza të fortifikuara për të sofistikuar poezinë. Ndjenjat janë si agimi i çdo mëngjesi drejt të cilit të gjithë shikojnë lart, në një fakt të vërtetë.” Poeti shkëlqen me vargje ku zotëron kontrasti: E ngrohtë si një bllok akulli/ E ftohtë si një flakë/ Krejt zjarrin ma shkrin/ Me ngricën e saj që shkrepëtin.(Kimerë)

Kush ka thënë vallë se ndjenjat janë si agimi i çdo mëngjesi drejt të cilit të gjithë shikojnë lart, në një fakt të vërtetë: „Rebelim i drejtpërdrejtë me kohën hipokrite duke i shpallur luftë të pamërshirshme. Për t’i dhënë sens asaj që do të thotë të besosh? Të besosh në një jetë sublime me aq shumë pasion për të dhe poezinë , e cila na ndihmon të zgjidhim nyjet e shpirtit dhe si shpërblim na bën më të fortë drejt rrugës sonë, drejt një jete dinjitoze, që gjithmonë të rëfejmë dhe shkruajmë të vërtetën e saj. Është një sirenë që na paralajmëron me zërin e saj të fortë, dhe vazhdon e nuk ndalet, edhe nëse zërat e errëta përpiqen të shtypin rrugën e saj: Zanën time atëbotë/ E pashë duke kaluar/ E fërfëlluar nga era/ E butë dhe e qetë/ Dritë, përkëdhelje/ Jehonë, puhi/ Dhe një hije/ E një pikë drite/ Nëpër kohë.

Duke lexuar poezitë të librave të botuara nga Remzi Basha, krijojmë përshtypjen se lindja e një poeti është një privilegj, ku transparenca, e vërteta, besnikëria janë dhurata që lindin tek ta. Një esiste thekson se koha nuk i transmeton ato menjëherë, por ato mbeten të virgjëra me fjalët që lindin, që mugullojnë dhe depërtojnë në të gjitha nuancat e ngjyrave. Shpirti i poetit parashtron një numër të panumërt pyetjesh për jetën, të cilat nuk gjejnë përgjigje dhe mbeten në thellësinë e egos sonë, që pastaj na shtyjnë të bërtasim falas, sepse poezia është e lirë dhe transmeton tingujt e shpirtit. Një ndjenjë që drejton mbase një mendim të lirë, por me vetëdije se kemi kapërcyer tejkalimin e komplikimeve, që jeta na jep si provë. Ndërsa gjithmonë kemi synime në ekzistencën tonë tokësore.

Qenja e admiruar vendoset në zonën e perfeksionimit, e afërt me idealet e mëdha. Shpirti zë vendin e parë, me të gjitha gurët e tij të çmuar, madje edhe në humnera sublime. Vargjet e këtij vëllimi reliefojnë një klimë onirike të harresave e kujtesave të përjetshme, rrëshqitjen e matur mbi një spirale shkëlqimtare. Ato të nxisin të kundrosh revelacionin e hënës e të yjeve, të shikosh madje edhe vetëveten, e të hulumtosh përherë, madje edhe nëpër ëndrra e në gjumë, derisa të ritakohesh me vetëveten, duke u zgjuar në mëngjez nga përqafimet e dritës. E gjithë kjo shëmbëllen me një pikturë abstrakte, si një stoli që gjendet diku, tejmatanë materjes.

Nganjëherë, shprehja e disa burimeve shpirtërore tejet komplekse, mund të konsiderohet si një përmbushje e minimalizmit formal, gjë që përbën një koinçidencë të mirëfilltë të palës „kundërshtare”. Vëllimi „Trup dhe shpirt” privilegjon harmoninë ideatike dhe klasike në kërkim të ekuilibrit. Mbi këtë sfond, takohemi edhe me disa peisazhe luksuriante, thuase të shkëputura nga pëlhurat hiperimagjinative të Henri Rousseau ,,Le Douanier”. Dita e nata metamorfozohen në mënyrë fluide, në një përpjekje të përgjithshme soteriologjike. Magjia e diversitetit tenton drejt unifikimit. Shenjat janë një dukuri e pashmangshme enigmash të destinuara shkëlqimit, në një lojë të misterit me misterin. Ekzistojnë momente kur dimensioni shpirtëror thellohet, sensibiliteti duke e mbështjellë në mënyrë estetike lojën sublime.

Çfarë jemi nëse heqim dorë? Ato ndihmojnë për të ngritur dhe dhënë një kuptim unik për pjesët që ngjiten në këtë jetë mbytëse, të përbërë nga paragjykime, kurse nga ana tjetër forca e brendshme tek ne, lufton fort, duke ndjekur parimet dhe vlerat për të jetuar çdo ditë. Këtë veti të veçantë nuhas në fjalët kaq të sinqerta tek kumbojnë dhe burojnë kaltërsinë e brendshme të tyre. Remziu shkruan pa e kufizuar shpirtin ,nuancat e jetës janë si klithmat e kuptuarit të saj. Ndokush i fsheh me fanatizëm duke veshur maskat e karnavaleve duke e hyjnuar të pavlerën në vlerë. Tek autori fjala dashuri është si një kristal që shkëlqen dhe reflekton si një magjepsje. Dashuria është forca që përqafon universin. Është ajo që e lexojmë me pak fjalë në poezinë e Remziut nuk ka nevojë për fraza të fortifikuara për të sofistikuar poezinë.

Bashkëpërkimi trup e shpirt invokon hipostaza paradisiake (parajsore). Krejt natyra „konspiron” për krijimin e konditave optime të zhvillimit të anës sentimentale. Simbolet janë omniprezente, prezente sidomos në poezinë „Jeta”: Kur je i dashuruar/ Nuk nevojiten fjalë/ Për të mbjellë në zemrën tënde/ Shpreson dhe të lë të dehur/ Nga emocioni i dashurisë/ Mjafton një përqafim/ Për të ndjerë dridhjen e duarve / Dhe zemra rreh fort/ Pa e lënë veten të tërhiqesh/ Për të fshirë lotin nga mendja / Për ta ndjerë dashurinë në stuhi.]

Mrekullia si një përrrallë tejmatanë botës, e shpie autorin drejt një modus vivendi të çiltërt, me amfora drite shtigjeve ku të mahnisin lulet e zgjuara. Shpirti i trazuar është një karakteristikë e këtyre hulumtimeve esenciale. Asistojmë kështusoj në një o ars amanditë qartë. Por, normaliteti i kërkimeve permanente, tushat ekspresioniste, kanë funksionin e tyre katalizator. Reziku i fragmentimit vjen nga momente që ilustrojnë konditën e „qenjes së hedhur në botë”. Dualiteti paraqitet herëpashere si një blanë në brendinë e autorit, me vargje ku defilojnë sintagmat „ngjitje në qiell” e „notoj ndër yje”. Shpirti duket si një shkëlqim brisku, i mihur thellë në vajtimet vetjake: Lartësohem nga dheu në qiell/ Si mbi një qylim të magjepsur/ Notoj me ty ndër yje/ Mbi një kal të flatërzuar./ Është ëndërr, ësht’ ëndërr e vërtetë/ O, por jam rikthyer në yje!/ Përse ti mbete, pse unë ika/ Ku janë ëndërrat tona?

Nën rezet e diellit që shpërthejnë drejt ideales, porsi një soleil noir de la mélancholie, Remzi Basha ndjek shtigjet e dritës dhe të vërtetës. Ai parasheh eklipsën e diellit, të hënës e të fjalëve. Drita duhet mbrojtur nga reziku i ekspansionit të elementeve të errëta. Në pikëshikim të ngjitjes, duhet permanentizuar sfondi autentik si një misionar i botës divine. Hija e zjarrit i vegon poemat e Këngës së detit. Parfumi i mendimit të Jean Jacques Rousseau, l'homme est bon par nature, vjen si një puhi nëpër vargjet e poetit. Opcionet mirëbërëse i japin vlerë diskursit lirik. Poeti e sheh dritën e butë duke fluturuar në erë. Drita i fanitet si një përkëdhelje e ëmbël dhe jehonë. Si puhia e një hijeje që kalon nëpër kohë. Në qendrën e tërësisë vjen feminiteti si një proces që të josh, si një farë axis mundi, një lidhje ndërmjet tokës e qiellit. Principi akuatik/ujor, qeveris këto dëshmi të vërteta, ndjenja sublime në bebëzat e strukura në guacat e vetullave, nga të cilat burojnë valë ku fshihen peshqit dhe perlat që i ka parë ndonjëherë.

Ja forma kompakte e shpirtit ludik! Një çerdhe që s’e gjen në tokë, një vetull e gatshme për qeshje. Ëndrrat lindin mes akullit e zjarrit, në një hapsirë të plleshme lirike. Kështusoj, dyshimet ndërhyjnë në mënyrë inerente, mbi sfondin e një ndjeshmërie poetike të veçantë. Misteri i pasqyrave vegon ngjitjen e shpirtit drejt botës së shpresave. Kaltërsia gjithëpërfshirëse sensibilizon deri në dridhje unin tonë poetik. Kromatikën ekzistenciale e zotërojnë nyanca hyjnore. Muzika e sferave e mbështjell imagjinatën. Hiri i yjeve i prafullon gjithnjë e më shumë buzët e etshme për këngë. Poemat e Remzi Bashës kanë vokacionin e harmonisë, pulsin e akordimeve të matura. Poeti i përket një peisazhi të ekuilibruar parnasian. Vërejmë me këtë rast omniprezencën e parimit esencial të feminitetit, femra te shqiptarët, duke qenë një krijesë magjike për zbukurimin e botës.

Deti mund të pasqyrojë një nënë mbrojtëse. Materniteti fluid është i patopitur, i pashkrirë, regjenerues. Meriton të nënvizohet bashkëpërkimi kuazi-ekstatik i detit me natën. Guacat kanë vlera prej porte-bonheurnë ritualin e kurorave të valëve. Konotacione mbrojtëse, prezente në disa poema, janë të shoqëruara nga jehona fine. Shpirti posedon konture marine/apo/detare. Fati noton mbi ujërat e një origjinaliteti fluid, si një përqafim që të përlind. Shenjat e përmbushjes meditative, me të cilat ballafaqohemi në një numër të konsideruar poemash të kësaj vepre, lindin një përfytyrim të thellë metaforik. Marshimi i pasforcuar i dritës, kaplon vlerën e një profesioni besnik. Gjithëçka, vetëm e vetëm për të jetuar në gjirin e një pranvere të përjetshme të zemrës. (Bukuresht, Dhjetor 2022)

JETA

Kur je i dashuruar

Nuk nevojiten fjalë

Për të mbjellë në zemrën tënde

Shpreson dhe të lë të dehur

Nga emocioni i dashurisë

Mjafton një përqafim

Për të ndjerë dridhjen e duarve

Dhe zemra rreh fort

Pa e lënë veten të tërhiqesh

Për të fshirë lotin nga mendja

Për ta ndjerë dashurinë në stuhi.

MBISHKRIM

Shëmbëlltyrat e përmbajtura të cilat

I përkthej në poemat që pasojnë

Nuk janë veçse vetvetja ime e harlisur

E shprehur tani, duke u përpjekur

Të arrij sërish në vetëveten time.

DERISA ERA…

Derisa era e përmbys ograjën

Dhe retë e errësojnë fshatin

Rri vetë përjashtë te porta

Në shpirt më pikon gjak

Nëna ka vajtur nga shtëpia

Motra ime iku në qiell

Ndërsa babai s’po vjen

Derisa rri dhe psherëtij

Kjo ëndërr e stërkeqe mbaron.

Por, vaj, s’është shtëpia shtëpi

Pa shpirtluaneshën time

As unë vetë s’jam vetja ime!

NJË PIKË DRITE

Një pikë drite në kaos.

Por tehu i prehur

I dritësu dogj.

Hiri pa u ndërprerë

Përhapet nëpër kohë.

Zanën time atëbotë

E pashë duke kaluar

E fërfëlluar nga era

E butë dhe e qetë

Dritë, përkëdhelje

Jehonë, puhi

Dhe një hije

E një pikë drite

Nëpër kohë.

SHËMBËLLTYRË

Fytyra e saj

Hënë e kuqëremtë, e plotë

E mbështjellë me reze dielli-

Ka, njësoj si tokësorët

Dy sy, një hundë dhe një gojë

Por në një harmoni të përsosur

Shëmbëlltyrë sirene

E shpërlarë në kaltërsi

Në një thellësi oqeani dashuria

E strukur në pasqyrën e fontanave.

NJË DRITË E PAKUFISHME

Trupi i saj duket

Si një dritë e paarritshme

Si një poemë e pakufishme

Me një trung që mbërthehet në dhe

Dhe një kurorë që rrëshqet në qiell.

VALLE NË QIELL

Duart e saj

Të drejtuara në qiell

Thuajse i kapin yjet me to

Vallëzojnë sipas ritmeve

Vetëm nga to të ditura

Duke sfiduar ligjin

E gravitacionit universal.

NË SHKËLQIME

Sytë e saj

Kanë ngjyrën

E kristaleve të detit

Të reflektuara në ujërat

E sidefta të qiellit

Në ditët e çiltra të verës.

Në ndriçime

Bebëzat e saj

Të strehuara

Nga guacat e vetullave

Burojnë si valë

Ku fshihen perlat

Që të zbukurpojnë.

LËNGU

Goja e saj

Përvëlimtare dhe freskuese

Edhe kur puth

Edhe kur hesht

Flet

Nuk thotëasnjëfjalë

As në plus

Dhe as në minus

Kurse shprehjet e saj

Janë lëngu i jetës

Nëpër të cilin lulëzon drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat