Kush e përmalloi nënën...

Kultura

Kush e përmalloi nënën...

Nga: Ganimete Jakupi Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 12:31
Ganimete Jakupi

Nëna e shkretë as këtë natë,

Nuk kishte mundur me fjetë,

Një ëndërr gjumin seç ia prishi,

Nga meraku sa nuk vdiqi...

 

Në moshë të shtyrë e krejt vetëm,

U zgjua nga shtrati bëri dua,

E luste Zotin t'ia ruajë fëmijët,

Që shumë larg vetes i ka.

 

Mendonte me vete t'i marrë në telefon,

Për t'i pyetur se si janë?!...

Por gjysma e natës kishte kaluar,

Tha: "Fëmijët do të shqetësohen për mua"...

 

Sillej andej-këndej nëpër shtëpi,

Ahh, ëndërr e keqe shpirtin ia këputi!...

U merakos nëna për fëmijë, nipërit e mbesat,

Me fotografi të tyre shpeshherë e qelin mëngjeset.

 

Fytyrën e saj plot rrudha ia mbuluan lotët,

Bekimet e saj shkuan deri në qiell të shtatë,

Zemra e nënës i ndjekë fëmijët kudo që janë,

Si të vegjël si të mëdhenj, si afër si larg.

 

U përmallua nëna për t'i parë të gjithë,

Nga meraku as gjumë të qetë nuk bën,

Në moshë të shtyrë veten e ka lënë mënjanë,

Lutet gjithnjë vetëm fëmijët shëndosh t'i kam!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat