Shpirt i ringjallur

Kultura

Shpirt i ringjallur

Nga: Lina Zymberi Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 14:30
Autorja Lina Zymberi

Eci mbrëmjeve nëpër lagjet De La Pari

Për një çast dritat e ditës ndalojnë

Thonë shpirti i njeriut ngritët në yje

Ringjallët flaka e diellit të hyjnive

Varret sonte janë ma të bukura

Kanë ndryshue nga herat tjera

Lapidarët u stolisen me trëndafila

Unë eci pranë tyre dhe i pershëndes

Sonte përjetova mbrëmjen plot dhembje

Krenaria e natës sapo më përcjelli hëna

Lumtumirën e shkrova në ditarin e zemrës

Unë udhëtarja e lagjes De La Pari.

JETA KA DHEMBJE

E percjella deri në fund të jetës

Ia lehtësova dhembjet

Me fjalë të urta

Me dhembje në zemër

Që kam për njeriun

Ju me ndritni natën

Të kam dritë në errësirë

Kur ju më përcjellni

Atëherë nuk kam frikë nga terri

Sante më mbrëmjen e 7 dhjetorit

Isha duke ecur e lodhur

Me emocione

Për t`ia dhënë një të moshuarit

Lamtumiren e fundit

Nuk e kursej forcën

As nuk mundin për njeriun

Që kalon në jetën e asaj bote tjetër

E di që keni frikë

Keni dhembje dhe ju kuptoj

Edhe pse nuk jam në trupin tuaj

Ju ndjej emocionet e juaja

Për kalimtar të botës tjetër

Eh sa e rënë

Edhe pse jeni të moshuar

Duhet të vdesim një ditë

Jem kalimtar të kësaj bote

Dua të ju them

Se lutjet dhe mundin nuk e bëj për juve

Sonte ma ndritë rrugën

Me kandilla të bukur në rrugën e lagjes time

Kandila më përcjellin në heshtje

M`u zbukurue rruga

Dhe dashuria e humane

Që se bëj me zemër e shpirt

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat