Lutje

Kultura

Lutje

Nga: Trendelina Berisha Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 14:34
Autorja Trendelina Berisha

Kujdes për lulen time

E kam mbjell në dheun tonë

Të lutem kujdesu

Se fort afër zemrës e kam

E di se katër stinët e vitit

Ti i ke krijue

E tash kur erdh dimri

Lulen time nuk e ke harrue

Edhe Kur të vjen pranvera

Lulja prapë është me mue

Jetën me pak fjalë

Mundem më e shpjegue

Të gjitha si ekzistojnë

Zoti ti i ka krijue

Vdekja është pjesë e jetës

Nuk është për më u frikësue

Kur të vjen Zoti më e marrë

Duhesh më u trimërue

Krejt jena lulet e tij

Në kopshtin e madh të luleve

Kështu si për sot

Babin tim e kam në mendje

Gjithë kohën më e mendue.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat