Poeti i Roganës

Kultura

Poeti i Roganës

Nga: Atdhe Geci Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:42
Atdhe Geci

Në Kodër të Brijës në Roganë

Një kaçubë më ka pas thënë

Jam e vogël dhe kam pak shtat

Vesë prej barit pijë çdo natë.

 

Në atë çast u ngrit e foli fqinja  

Je e pangjashme si bima vetë

Ju që e kërkoni gjënë e duhur

Natyra është e tëra përmbajtje

 

Në kaçubën ku bari e pi vesën

I zgjat gishtërinjtë një bari i ri

Sa herë shiu ngjitet nëpër fletë

ylber i bukur i shtohet vërtetë

 

Brenda  kaçubës ka një shtëpi

Ku shërbehen disa milingona

Bari është thjeshtësia natyrës

Ushqimi dhe streha e zogjëve  

 

Guxoj të them, jam poeti juaj

Guxoj të them se jam Atdheu

Mjafton që t´i hapni dritaret

Për ta parë Roganën dardane!...

Poezi nga libri në dorëshkrim, "Kallinj Ylberesh"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat