Kohë e pa kohë!

Kultura

Kohë e pa kohë!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 7 janar 2023 Në ora: 15:12
Xhelal Hoxha

Çfarë kohë na erdhi asgjë më nuk ka lezet

Më as gëzimi nuk është gëzim as festa- festë

E fjala Besë, moti ka shku për rrush

Më as dasmat nuk bahen me krushq

U përdhos tradita u përdhos shenjtëria

Në vend dashurisë na sundon mëria

E shpresa thonin vdes e fundit, vallë paska vdekë

Pas vdekjes së shpresës askush më nuk ka mbetë

Jemi zhytur deri në fyt në fekale antivlerash

Jetojmë në llym si në kosh plehrash

Më fëmiu se respekton prindin as vëllau vëllan

Po deshe të ngresh fjalën përfundon në bela

Jemi në hall në një kohë të pështirë

Duke prit se një ditë, kot, do të bëhet mirë

Çdo gjë në jetë e marrim me karar

E ne si ajo thënja, prit gomar satë mbij bar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat