Paguheshin me para…

Kultura

Paguheshin me para…

Nga: Sami Arifi Më: 9 janar 2023 Në ora: 11:49
Sami Arifi

Sa ishim t‘ri i bënim punët vetë…

Edhe se shpiunat qenë t‘lidhur me pushtet…

S‘na ndalën stuhitë për çështje kombëtare,

edhe se bashkëpunëtorët paguheshin me pare…

Erdhi me gjak ndër ne lira, jo s‘u faruan,

por ata dëmtues prapë ndër ne u shtuan…

Ata dëmtues u shtuan sa s‘ka më,

tash si analistë dëgjohen me zë…

Okupuan medijet përmes burimeve financiare,

ju dham hapsirë t‘huten edhe ku ka pare…

Sot ata n‘shoqëri madje dominojnë,

me pare t’shteti t‘luhaturitë i ofrojnë…

Ia ndërruam emrin Kosovës e bëmë Republikë,

bashkëpunëtorët punojnë donë me pre me thikë…

Kosovën martire prapë po e errësojnë,

N‘rrugë t‘padëshiruar ata po e çojnë…

U futën n‘institucione, madje dhe n‘kulturë…

Me buxhet t‘shtetit bënë vendin katrahurë…

Qofshin t‘mallkuar ata që u ndihmuan,

përmes argatëve t‘shkjaut keq na orjentuan…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat