​”Metropolitan Opera” koncert për përvjetorin e luftës në Ukrainë

Kultura

​”Metropolitan Opera” koncert për përvjetorin e luftës në Ukrainë

Më: 21 janar 2023 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

”Metropolitan Opera” e Nju Jorkut planifikon të përkujtojë përvjetorin e parë të sulmit rus në Ukrainë me një koncert më 24 shkurt.

”Orkestra, e drejtuar nga Yannick Nezet-Seguin, do të luajë ‘Requiem’ të Wolfgang Amadeus Mozart dhe Simfoninë e Pestë të Ludwig van Beethoven, dhe disa këngëtarë solo ukrainas do të performojnë gjithashtu”, tha opera me famë botërore.

“Requiem’ i Mozartit është për të kujtuar viktimat e pafajshme të luftës Beethoveni është në pritje të fitores që do të vijë”, citohet të ketë thënë drejtori i Met Peter Gelb.

”Himni kombëtar ukrainas do të interpretohet gjithashtu”, tha ai.

Vitin e kaluar, teatri i operës në Manhattan mblodhi fonde për viktimat e luftës me një koncert dhe njoftoi se, si reagim ndaj pushtimit rus të Ukrainës, për momentin nuk do të punonte më me artistë apo institucione që mbështesnin presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. /DPA/ 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat