Sivjet e ke më lirë

Kultura

Sivjet e ke më lirë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 25 janar 2023 Në ora: 20:10
Musa Ahmetaj

E maroi një kotec

Me disa teneqe

Pamja nga largësia

Nuk doli e keqe

Bleu disa pula

Edhe një gjel

Ndoshta për idare

Diçka na del

Kështu deklarohet

Një e moshuar

Pas dy tre ditëve

Ishte e vizituar

Jemi inspektorë

Për prodhim

Për pesë kokrra ve

Duhet tatim

Nëse gjeli i juaj

Pulave ju kërcen

Muajin tjetër

Fatura ju vjen

Po këndoi gjeli

I përsëritë këngët

Tani ta themi

Përvjeli mangët

Ne si qeveritarë

Jemi të mirë

Tatimin për kotec

Sivjet e ke më lirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat