Libri ynë

Kultura

Libri ynë

Nga: Arben Kurteshi Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 08:27
Arben Kurteshi

Ne jemi autorët e librit Republika e Kosovës. 

Ne jemi krijuesit e këtij libri historik i përfunduar dhe publikuar si shtet i pavarur dhe sovran me 17 Shkurt 2008. 

Ne mbajmë përgjegjësinë dhe të drejtat e çdo shkronje, rreshti e kapitulli të këtij libri dhe vetëm me lejen tonë mund të ndryshohet, hiqet apo shtohet diçka në këtë libër. 

Është në duart, mendjet dhe në përgjegjësinë tonë se a duam të ndryshojmë, shtojmë apo largojmë ndonjë fjali, shkronjë, pikë apo presje nga ky libër. 

Ne mbajmë edhe përgjegjësinë që mos të preken kapitujt e atyre që i shktuajtën, dhe nuk gjinden më në mesin tonë.

Pra, edhe nëse kërkohet nga ndokush, që në marrëveshjen përfundimtare të ndryshohet diçka në librin Republika e Kosovës, vetëm ne kemi të drejtën dhe përgjegjësinë, se a duam, sa duam dhe çka duam të ndryshojmë dhe askush tjetër; sepse ne jemi autorët me të gjitha të drejtat dhe përgjegjësit për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat