Publikohet libri më i ri nga autori ilir muharremi, “Thyerja"

Kultura

Publikohet libri më i ri nga autori ilir muharremi, “Thyerja"

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Është publikuar sot libri më i ri i autorit Ilir Muharremi, me titull “Thyerja”, e cila është një tragjedi me katër akte. Në libër trajtohet  jeta reale e personit me emër Chris Watts. Në ketë tragjedi ai është i martuar dhe ka dy vajza të vogla.

Pasi njoftohet me një femër më të re, dashurohet me të. Kalon një kohë duke tradhtuar gruan e tij. Pasi gruaja dyshon, ai vendos ta rrëfej tradhtinë. E vret gruan dhe pastaj i vret edhe dy vajzat.

Kjo temë është një ngjarje që ka ndodhur vërtetë në vitin 2018 në Kolorado, Amerikë. Personi vuan burgun e përjetshëm.

Kjo tragjedi është shkruar nga vetë autori që të luhet në teatër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat