Këngë për Ditën e Verës

Kultura

Këngë për Ditën e Verës

Nga: Albert Habazaj Më: 15 mars 2023 Në ora: 01:00
Foto ilustrim

Katërmbëdhjetë marsi erdhi,

Ngjyrat më të ëmbla derdhi.

Dhe këtyre hënave

Sot rilind jeta e re.

Erdhi prapë Dita e Verës,

Të mirat - në prag të derës!

Të parët na kanë thënë,

Që kur jeta është zënë:

Është festë që nga paganët,

E dinë të tjerët dhe tanët.

Çamarrokët, për ditë vere,

Në shegë varin guduvére.

Çelin lule trëndafilat,

Këndojnë thëllëza, bilbilat.

Më e bukur bëhet bota,

Jeta, ajri, fryma, toka.

Sa i kaltër u bë qielli,

Sa ëmbël po qesh dhe dielli.

Kullon mirësi natyra,

Pranverë na çel fytyra.

Dit' e Verës na prufsh fat,

Shqipet fluturojnë lart!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat