Po servirët

Kultura

Po servirët

Nga: Musa Ahmetaj Më: 16 mars 2023 Në ora: 20:29
Musa Ahmetaj

Po servirët ushqimi

Me piruna e pa thika

Ushqimi i ndarë në pjata

Nga Europa dhe Amerika

Patët oreks o nuk patët

Patjetër me hangër

Urdhëri:”Merre ose leje”

Është i vetmi tagër

Me duar dhe gojë shprehet

Për byrekët me gjizë

Njëri e kundërshton këtë

“Mbrenda gjeta një mizë”

Tjetri e merr fjalën

Nuk më pëlqen ky yrnek

Vërtet mua ma kona

Vetëm sallata dhe biftek

Duart e lara o të palara

Duhet t,i qoni në gojë

Kështu janë përcaktuar

Regullat për këtë lojë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat