Bisedë me Flamurin

Kultura

Bisedë me Flamurin

Nga: Zymer Mehani Më: 17 mars 2023 Në ora: 09:54
Autori Zymer Mehani

Në gjoks të cilit luftëtar
Ke qëndruar, vallë
-Gona trime më mbajti n’dorë
Malit me dëborë

Në sa beteja, flakë e tym
U prive çlirimtarëve
-E din motra Antigonë

Bija e shqiptarëve
Simbol i dashur, i shtrenjtë
Flamur kuq e zi

-Gona trime më mbajti n’gjoks
Kur ra për liri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat