Syth dashurie

Kultura

Syth dashurie

Nga: Vjollca Aliu Më: 19 mars 2023 Në ora: 14:22
Vjollca Aliu

Në kthetrat e dashurisë
shpërthejnë ndjenjat si vullkan
e unë dehem me aromën tënde,
dhe pa pikë pendese
ta vjedh atë ëmbëlsi
që ta ruaj me xhelozi
në arkivin e shpirtit tim,
edhe kur hije t'bëhesh
a shtegton udhëve pa mbarim.
Në mes ndjenjave të ndrydhura
fshehur në gurët e shpellës,
nxirr shkëndija shprese
të cilat frymëzojnë edhe lulet
të mugullojnë midis shkretëtirës!
Prania jote e artë
çeli syth dashurie
në degën e zemrës sime,
teksa pranvera shkroi me petale
të shenjtën tonë emnesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat