Fllad pranveror me vargje

Kultura

Fllad pranveror me vargje

Nga: Përparim Hysi Më: 20 mars 2023 Në ora: 15:01
Përparim Hysi

1.Dhe i thashë...

Dhe i thashë:-Je e mrekullueshme,

Dhe i thashë:- Të dua!
Por më"hëngri" gjarpërushja,
Se më"kafshoi" mua.

Eh, se ç'vajti atë ditë,
Mars qe,pranverë
Seç m'u hodh mikja në grykë
Mbeta lylyver.

Tani unë u bëra tym
Tym më del nga koka
Sado qe e zjarrtë,kaminë,
Në krah e marrë"hopa".

E marrë"hopa" dhe më tej
Se ç'ndodhi,pastaj...
As mos prisni të dëftej
Se s'e kam kollaj.

2.Letër për një mike

Vërtet që ne shiheshim rrallë:
Unë në fshat dhe ti në qytet
Por takoheshim me mall
Sado që ndodhte fsheht!

E fshehta rrinte thellë përbrenda
Larg prej syve të botës
Si zokth të dyve na dridhej zemra
Na luante çarku i kokës.

Kur ne u njohëm,qeshë mesoburrë
Dhe ti po goxha zonjë
Por atë çast s'e harroj kurrë
Po si vërtet ta harroj?

SE nisëm e shkëmbejmë sinjale,
Sinjale që qenë të fshehta
Sinjalet u"trashën",të mbytur malle
Dhe kjo është e vërteta.

3.Ti

Ti je e lirë si zogu i pyllit
Unë i "prangosur",sado pa pranga;
Sa nuk më ikën delli i syrit,
Sado që jam me flokë të bardha.

E kam humbur pusullën,sado sytë kam në ballë
Sytë i kam në ballë dhe mirë shoh.
Ata sytë e tu sa nuk"më hanë" të gjallë,
Dridhem tek i shoh dhe bëj"obobo!".

Qëkur ty të pashë,e humba qetësinë
Dhe vij vërdallë dhe veç hamendësoj
O zogu i pyllit që me pashë ke lirinë,
A e di që unë,kokëbardhi, të dashuroj?

Kjo ndodh se para të bukurës,bie në gjunjë
E humb pusullën dhe bëhem si i dytë
Ndaj nga mendja jam krejt rrëmujë
Qetësohem e kthiellohem,po të puth sytë.

4.Turbullim

Buza jote aq sensuale,sa takoi buzën time
Më dha një nxehtësi vale si të ish furrëkamine.
Trupi yt aq i drejtë si të ish një bredh alpin
Sikur më futi"dreqtë" dhe u bëra turbullimë.

Jamë bërë tym dhe nuk shikoj, se buisi dhe pranvera
Po më keq më turbulloi se sikur më pickoi"bleta"
Dhe i turbull, i bërë tym,kërkoi "bletën" që më hëngri
Turbullim,turbullim,por ky sot qe më i ëmbli.

Në këtë fllad pranveror mbushur lule e gjelbërim
Vjen takimi dashuror:made in turbullim!
Turbullimi i bekuar që mban vulën e këtij marsi
Kurrë nuk ka për t'u harruar,si kujtim do na ngasi.

5. Fryu erë e marsit

Fryu erë e marsit,pemët ngarkuar me lule
Si t'ia bëj ARSIT që kërkon"pekule"
Arsi,mikja ime,kohë kam pa parë *
Mbushur me kujtime(veç kujtimeve,mall).

Ishte një ditë marsi,si tani pranverë
Erdhi tek unë ARSI,ka kohë,atëherë!
Dolëm në lëndinë.mblodhëm manushaqe
Në atë takim,i puth gushë e faqe.

Fryu sot erë e marsit,m'u bë si atëhere
Sytë ia putha ARSIT atë ditë pranvere
Për ARSIN këto vargje që s'e di ku është
Për ty, o moj ARSI,mendja ma bën"fësht"!
* emri ARSI është përdurur për rimë dhe çdo përkim me këtë emër është vetëm rastësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat