Kapedani i Dardanisë

Kultura

Kapedani i Dardanisë

Nga: Atdhe Geci Më: 21 mars 2023 Në ora: 09:54
Kopertina e librit

Dje e mundëm një fushë mbushur me varre,

e mundëm një kohë të burgjeve

e pushkatimeve, e mundëm një vrasës të lirisë,

gjenocidin e mundëm,

një pushtues, që vrasjen kishte jetë.

I lodhur jam, nuk e mbaj më ngarkesën e shekujve

nuk e mbajnë as ata të dhimbshëm të paktë,

pyes, pse vonon një forcë që i atdheut i prinë?

Ku është populli që i jep dritë e lavdi fitoreve!...

Bashkohuni të dhimbshëm të paktë rreth flamurit!

Bashkohuni t´i dalim zot ribashkimit të Atdheut!

se shume ia kemi hapur dyert ikjes dhe mërgimit!...

Kosova dardane e do tërësinë e tokës së vet,

e do motër Çamërinë, motër Iliridën, Krahina e Mollës së Gjakut dhe Ulqinin,

ah, fortesat mbi det, Shkupi, Tetova, Gostivari e Kumanova,

matanë ndanë lumit të përjetshëm dardan...

I do brenda Shqipërisë, brenda Atdheut!

UÇK-, ti o trime më thirre të dal te Shpati i malit

aty më dha zemër, më dha pushkë dhe granatë dore

që unë kurrë të mos jem një i mundur për liri!

Nuk e mbaj më ngarkesën e shekujve, më thotë

ai që vdekjen e do, kur jeta vargorësh robëton,

kur jeta lirinë të shkruar e do, si kujtesën e saj ndër shekuj...pyes?

Si ka mundësi që në këtë tokëaq të lashtë, mungon

zëri i të gjithë neve, zëri për përbashkim, zëri siç e

kërkonin mendjendriturit e Rilindjes kombëtare!...

Kosovë, protagoniste e Lëvizjeve kombëtare

gjithçka sot nis nga fjala dhe ngjizja e urtisë,

gjithçka nga mendimi nis, nga zemra dhe duart t´ua

të shtrira për dashurinë dhe, grusht për të keqen,

e për armiqësinë.

Heshtja e harrimi ndaj Çamërisë, është krim, po, krim

pa doras e muranë, një vetëgroposje e qenies…

Çfardo të jetë udha, turbullore si prorë, kombi

e do kapedanin e vetë, kapedanin kundër stuhive të motit që gjëmon!...

Kapedanin që i prinë Atdheut!...

Djepi i shqiptarëve është shkretuar

nga Dhébraktisja e pafund e krahëve rinorë

nga shpërdorimi i lirisë dhe heshtja e durimi,

ky faj i pjesëmarrjes në Keqësi, indin e shpresës këput,

Shqipëri, e atdhenjta tokë shqiptare

ngrite zërin për pjesët e pushtuara

se është zë për veten, për ne të gjithë,

se t´i e di si ngrihet dielli me duar!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat