E lindur për mbretëreshë...

Kultura

E lindur për mbretëreshë...

Nga: Agron Shabani Më: 23 mars 2023 Në ora: 20:55
Agron Shabani

Me zjarrin e atyre syve të bukur të princeshës markante, sharmante, elegante, ekselente, eksluzive dhe tepër ekzotike të Uellsit (Welles), sikur digjet nata e gjatë londineze. Janë sytë e bukur të princeshës së shkëlqyer valese, Catherine (Catte) Middleton, që shohin ose shikojnë dikund largë në kohë, hapësirë dhe horizont, si për t'ia rikujtuar famëm dhe lavdinë e madhe metropolës së shkëlqyer të mbretërisë (monarkisë) me të moçme dhe me të famshme të globit. Në Londër (London) netët kanë yje. Dhe, Princesha Katherine (Kate) Middleton, është një nga yjet kryesor të Londrës dhe krejt Britanisë së Madhe e shumë më gjërë. Ka edhe shumë të atillë që Princezen Katte (Catte) e konsiderojnë si njerën prej grave (femrave) me të bukura, me të zgjuara (intelegjente), me të ngritura, me të famshme dhe me të ardhuruara të planetit. Ndërkohë që megametropola e famshme angleze ose britanike, Londra (Londoni) pulson, floron, shkëlqen (brilon) dhe celebron nga nga sharmi, looku, stili, disajni, arkitektura dhe harmonia e pashoqe në mes të vjetrës (klasikës) dhe modernës ose bashkohorës që me aq elegancë dhe një delikatesë të pashoqe planetare ose kosmopolitike, puçën dhe gërshetohen në sfond. Londra (Londoni) si të thuash nuk flenë dhe s'pushon kurrë. Aty janë edhe "Big Beni" famoz së bashku me pallatin mbretëror të Bakinghemit, ndërtesat ose rezidencat parlamentare dhe qeveritare të Britanisë së Madhe, tempujt, pallatët, gradaqelat shumëkatëshe ose impozante, galeritë dhe muzetë (muzeumët) e panumërta, objektët univeritare, libraritë, biblotekat, theatrot, amfiteatrot, opera dhe baleti mbretëror i Londrës,si dhe shumë godina të tjera madhështore ose impozante në të dyja anët e lumit Themza. Në Airoportin e madh "Hitrou" të Londrës ndërkaq, pasagjer (turist) ose afarist të panumërt nga i gjithë globi, sëcili prej tyre me nga një copë qielli në dritat e syve, i zbresin shkallët e avionëve (airoplanëve) të linjave të shumëta kontinentale dhe interkontinentale për në Londër (London)...Aty ku Zoti, njeriu dhe natyra, me aq bujari, hyjni dhe profeci të pashoqe, kanë falur (blatuar), ngritur ose ndërtuar vlera dhe bukuri të pakrahasueshme njerëzore, materiale dhe të tjera. Të rrethuar dhe lagur nga deti, të farkuar ose kalitur nga jodi dhe kalciumi: njerëzit ose populli i njohur i ishullit anglez ose britanik, thuhet se janë ndër njerëzit me krenar, me intelegjent, me luftarak dhe me patriotik të planetit.

Vetëm diçka nga biografia dhe historia e njohur mbi B e Madhe dhe Princeshen e Uellsit (Wales), Katherine (Catherine) Middleton:

Në një kohë kur kurora mbretërore e Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar, pas skandaleve të ndryshme, e sidomos pas "divorcit shekullor" të Princit (Mbretit) Çarlls (Charles) dhe Princeshes së bukur, ekskluzive dhe karismatike, Diana Spencer, e kishin zbehur ose zventuar bukur shumë imazhin dhe shkëlqimin e njohur mbretëror ose rojalist të mbretërisë me të vjetër dhe me të famshme të planetit: Me rastin e martesës së saj spektakulare dhe bombastike me Princin William (të birin e madh të Princit, respektisht Mbretit Çarlls dhe Princezes Diana) në 'Westminster Abbey' dhe 'Keningston Palace' të Londrës me 29 prill të vitit 2O11: Princesha e Wellsit dhe Dukesha (Kontesha) e njohur e Kembrigjit (Cambridge), apo siç e quajnë shpesh femra (gruaja) me e mençur, me e zgjuar, me e famshme, me ekskluzive, me ekzotike, me karismatike dhe me intelegjente e globit, Katherine (Catherine) Middleton: Asokohe u pa si meteor ose një yll i ri ndriçes në qiellin ose nënqiellin e përgjithëm anglez ose britanik. Respektivisht, si Ikonë, apo si një simbol i shkëlqyer, florues (eksplorues) dhe unifikues (konvencionalist dhe konstitucionalist) në mozaikun ose panoramën e zbehur ose të zventuar politike dhe rojaliste të Mbretërisë së Bashkuar (Britanisë së Madhe). Shihej qartë se znj. Catherine (Katherine) Middleton, pos tjerash, kishte trashëguar shume nga delikatesa, ekstravaganca, karisma, bukuria, intelegjenca dhe krenaria e njohur mbretërore ose rojaliste e gjyshërve ose stërgjyshërve të saj, mbretit Eduardi III-të Anglisë dhe mbretëreshes Philippa von Honnegau, si dhe të Sir Thomas Farifax dhe Agnes L. Gascoigne, parardhësit natyral, gjenealogjik ose biologjenetik të Princeshes Katherine (Catherine) Middleton. Mbreti Eduardi III i Anglisë (1327-1377), i cili mbi një gjysëmshekulli sundoi (mbretëroi) me Anglinë, pas fitorëve të njohura në fushën ushtarake (luftarake) dhe politike, dikur me vonë mori titullin e lartë "Fidei Defenson" etj. Ndëkaq, pasëardhësi i tij, Eduardi IV, me qëllim të paqës dhe pajtimit historik të Yorkëve dhe Lancasterëve (Lankasterëve): Thuhet se u martua me njerën prej Princezeave me të njohura dhe me të bukura të Klanit ose "Dinastisë familjare" të Yorkëve. Yorkët dhe Lancasterët së bashku me familjet ose "dinastitë mbretërore" të Tudorëve, Stuartëve, Eduardëve, Jakovëve, Henrikëve dhe Cromwelëve (Kromvelëve)-kanë lënë gjurmë të thella e të pashlyera në historinë e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar, para dhe pas "Domesday Book" ose "Magna Charta Britanicae" etj. Se këndejmi, kohëve të fundit gruaja (femra) e bukur, e mençur, tradicionale, profesionale, intelektuale dhe intelegjente si Zonja Catherine Middleton, është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, art, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci, monarki etj. E sidomos në Britaninë e Madhe. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, edukimin, emancipimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës. Me kyçjen, angazhimin, involvimin dhe inkorporimin e grave (femrave) të njohura intelektuale, intelegjente dhe feministe në botën dhe jetën e përgjithshme politike, rojaliste, shkencore, intelektuale, kulturore ose akademike: Do bëhen valide dhe relevante edhe kritikat dhe teoritë e njohura shkencore dhe humaniste jo vetëm ndaj shtetëve, sistemëve dhe shoqërive të ndryshme liberale, parlamentare dhe demokratike, por edhe ndaj teorive të ndryshme determinante dhe paradigmatike në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës, diplomacisë etj. Sidomos në Britaninë e Madhe, Francë, SHBA-së, Gjermani dhe vende tjera nepër etapat ose periudhat e ndryshme revolucionare, postrevolucionare, bihevioriste, postbihevioriste etj. E bukur, viskoze, elegante, sharmante, ekskluzive, ekzotike dhe intelegjente: E lindur me 9 janar të vitit 1982 në Reading (Berkshire) të Anglisë, nga i ati (babai) i saj, Mihael Francis Middleton dhe nga e ëma (nëna)-Carole Elizabeth Goldsmith Middleton: Katherine (Catherine) Middleton, thuhet se në fillim i ndoçi mësimet e para në shkollën e njohur "St. Andrew's" në Pangbourne, dhe mëpastaj në kolegjin e shquar "Marlborogh" në Wiltshire, ku e përfundoi me rezltat të shkëlqyer temën e maturës në kimi, biologji, art, kulturë dhe letërsi (literaturë) britanike. Në Firencë të Italisë si stipendiste e institutit të lartë mbretëror dhe kulturor të Britanisë së Madhe: Absolvoi me sukses të lartë studimet e njohura për artin, letërsinë dhe kulturën italiane. Në Univerzitetin prestigjioz "St. Andrew" i përfundoi me sukses studimet e larta univerzitare në historinën e artit dhe kulturës në vitin 2OO5, ku e mori titullin "Bechelor of Arts" (B. A) me notë të lartë "Upper Second Class Honoris" dhe kështu me radhë.
Zonja Katerine (Catharine) Middleton, thuhet se ka punuar si këshillëtare e lartë profesionale edhe në Çile, Australi, Kanada, Zelandë të Re etj. Një kohë ka jetuar së bashku me familjen e saj edhe në Amman të Jordanisë. Gjithashtu thuhet se me Princin Uilliam (William) është njohur gjatë vitëve të studimëve në Cambridge të Anglisë dhe St. Andrew's të Skocisë. Ndërkohë që analist, komentator, biograf ose njohës të shumtë të rrethanave, ngjarjeve dhe zhvillimëve mbretërore ose rojaliste në Britaninë e Madhe: Prineshen e lartëpërmendur të Uellsit (Wales), Katherine Middleton, e shohin si Mbretëresh të ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Chaterine Middlteton, pos tjerash është edhe simbol, sinonim ose ikonë e brezit të ri, ose gjeneratës së re në Britaninë e Madhe dhe gjithandej. Ajo është madje edhe ylli kryesor i medieve të shkruara dhe elektronike të B. Madhe e gjithandej globit, si dhe simbol i unitetit mbretëror ose monarkist në Mbretërinë e Bashkuar. E pse jo edhe e elitës ose prominencës së njohur intelektuale, kulturore ose akademike në Mbretërinë e Bashkuar. Princesha e Uellsit, Katherine (Catherine) Middleton dhe bashkëshorti i saj, Princi Uilliam (William) kanë sjellur si të thuash një look ose stil të ri kulturor dhe akademik edhe në mbretërinë e lashtë angleze ose britanike.
Ndryshe nga kjo, përmes syrit të kamerave televizive të kanalëve ose stacionëve me të famshme dhe më të fuqishme të globit: Me rastin e ceremonive mortore ose funerale të Mbretëreshes Elzabeth II të Britanisë së Madhe, që u zhvilluan asokohe gjithandej Mbretërisë së Bashkuar, duke filluar që nga kryeqyteti ose metropola e njohur e Skocisë (Skotlandës)-Edinburg, dhe deri në Mega Cityn ose Mega Metropolën e shkëlqyer britanike, Londër (London): Pos tjerash kemi mundur të shohim, mësojmë dhe reflektojmë në vitalitetin, akribitetin, luciditetin, subtilitetin, performansën, rezonancën, ekskluzivitetin, delikatesën, shkëlqimin ose brilancën e përgjithshme të popullit (kombit) të madh, të fuqishëm, të zgjuar, krenar dhe tepër intelegjent të Anglisë ose Britanisë së Madhe, të cilët edhe ceremonialet mortore, dijnë t'i shndërrojnë në pelegrinazhe, apo në një spektakël madhështor që të lenë pa test për nga sloganet, mesazhet, impresionet, sharmi, bukuria, mençuria, delikatesa, performansa, rezonanca, koherenca dhe krenaria e njohur angleze ose britanike.

Anglezët ose britanikët së bashku me disa kombe ose popuj të tjerë, si duket Zoti dhe natyra i kanë zgjedhur për të krijuar spektakle dhe vlera të larta njerëzore (qytetare), shkencore, kulturore, historike, patriotike, humaniste dhe të tjera. Me një fjalë, nën kurorën mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar: Afro 7O milion anglez ose britanik, së bashku me mbi 2 miliard njerëz ose qytetar të tjerë të Unionit të Commonwelltit, sikur shkrihen dhe behën 'Një' për një qëllim dhe ideal të përbashkët global ose universal që i bashkon njerëzit, popujt dhe kulturat e ndryshme gjithandej planetit tonë. Për me tepër ndërkaq, edhe pse askush nuk e di saktësi, konfidencë, diskrecion, siguri ose relevancë plotë, nëse Princi (Mbreti) Charlles është alternativa, sulocioni, formula, zgjedha (zgjidhja) ose njeriu i duhur dhe adekuat për çastin ose momentin furioz, eklektik, delikat, agresiv dhe tepër sfidues ose dramatik nepër të cilin po kalon Britania e Madhe në veçanti, si dhe marëdhëniet ndërkombtar në përgjithësi: Shkëlqësia e Tij, Çarllsi III, u zgjodhë (emrua) për Mbret të Mbretërisë së Bashkuar, si Mbreti Çarllsi III.
Edhe pse aferat e ndryshme nga e kaluara, sikur kanë lënë një shije të keqe në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithandej. Ndonëse, Mbreti Çarllsi (Karli) III, ka një kualifikim dhe përvojë të madhe në çështjet monarkiste, politike, ushtarake, taktike, strategjike dhe të tjera. Sigurisht.

Në vazhdim....

Siç dihet, pas miratimit (aprovimit) të ligjëve ose aktëve të njohura konstitucionale, legjislative, juridike ose monarkiste si "acts of union", "bill of unoin", "bill of righst", "acts of settelment","habeas corpus" etj...nga ana e parlamentëve të Anglisë dhe Skocisë (Skotlandës): Në kohën e mbretëreshes An Stuart dhe të tjerëve nga "Dinastitë" e njohura të Stuartëve dhe Tudorëve: Në vitin e largët 17O7, u firmos dhe u zyrtarizua marrëveshja epokale dhe historike mbi 'kurorën e përbashkët mbretërore' të Anglisë dhe Skocisë (Skotlandës) e cila edhe sot e kësaj dite ndodhët në fuqi. Aty janë edhe shkenctarët, filozofët ose dijetarët e shquar anglez ose britanik si George Berkeley, David Hume, Adam Smith, Robert Boyle (lexo librin"The Sceptical Chemist" etj.), Robert Hooke ("Mikrografia" etj.), Edmond Halley, Henry Cavendish, Thomas Newcomen, Richard Arkwricht, Thomas Hobbes, John Locke, Antnony Earl of Shaftesbury, Vèllezèrit Wright, Thomas A . Edison, John Stuart Mill, Mozes Mendelson, William Shekspir dhe të tjerë, të cilët sikur iu dhanë gjak, hove, dinamikë, impulse dhe enërgji të fuqishme ngjarjëve dhe zhvillimëve të përgjithshme epokale dhe historike në Britaninë e Madhe dhe gjithandej globit. Në instancë të fundit, ia vlen të rikujtohen kalimthi (në sfond) kohërat ose etapat e njohura të Eduardit III dhe IV, Henrikut VIII të Anglisë, Karlit (Çarlsit)II, Jakovit, Oliver Crommwelit, Tomas Morit ose Xhon (John) Fisherit etj.
Ndryshe nga kjo, Anglia ose Britania e Madhe, pos Univerzitetëve të famshme të Oxfordit, Cambridgit, Londonit (Londrës), Bristollit, Leedsit, Manchesterit, Liverpoolit, Birimnghemit, New Casellit, Shefildit, Plimouthit, Sauthemphtonit, Edinburgut, Glasgout, Aberdinit, "St. Andrewsit", Dundes etj. Gjithashtu është e njohur (e shquar) për Revolucionin e njohur industrial (1642), mbi "Ligjët detare"("Navigations Act's", 165O.), "Ligjët martesore" (me 1653), ngritjen ose themelimin e shoqërive të para aksionare në botë (me 1682), bankën e famshme angleze ose britanike (me 1649), për "Traktatin" ose "Marrëveshjen e Metheunskyt" në mes Anglisë dhe Portugalisë ( me 17O3), "Kompanitë Lindore" të Anglisë (16OO), ngritjen ose themelimin e Jamestownit në Virgjinia të SHBA-së (me 16O7), "Myflowers", respektivisht anijen e njohur angleze me 1OO pelegrinët e famshëm anglez ose britanik në bord si floruesit ose eksploruesit e parë në Amerikën Veriore (SHBA-së) nga Europa (me 162O), "Konfederatën e Parë angleze ose britanike" në SHBA-së, të njohur si "Anglia e Re" (New England) në Massacuestes Bay, Plimoutht, Connencticut dhe New Haven (me 1643), Kështjellen ose Fortifikatën e famshme ""Fort S. William" në Kalkuta (Calcuta) të Indisë (1668), ngritjen ose themelimin e Pensilavanysë dhe Philadelphisë nga ana e William Pennyt të shquar nga Anglia (me 1683), "New Foundlandin" dhe "New Scotlandin" anglez ose britanik në SHBA-së, pas fitorës ushtarake të anglezëve kundër francezëve dhe holandezëve dhe "Marrëveshjes së Utrechit" (me 1713), ngritjen ose themelin e New Orlieansit nga anglezët (me 1717), Xhorxhisë ( Georgia me 1731), "Dupleixit" ose luftë

së njohur në mes Anglisë dhe Francës në Indinë Lindore, dhe fitoren e madhe të anglezëve në fushën e luftës, të kurorëzuar dhe konfirmuar në "Paqën e Aachenit"(Gjermani, me 1748), kur Franca atëbotë u detyrua t'ia khtente Anglisë-Madrasin dhe qytetët tjera të Indisë, lufta e njohur koloniale në mes Anglisë dhe Francës për Indinë, SHBA-së dhe Kanadanë (1755-1763), respektivisht fitorët e njohura ushtarake të anglezëve nën komandimin e Robert Clivieit në gjirin e Bengalit ose Plaseyit (me 1775), fitoren ushtarake (luftarake) të Anglisë kundër Francës në Quebec dhe Ontario të Kanadasë (me 1759) së bashku me luftëtat ose betejat e njohura për Lousianën dhe Floridën (SHBA) në favor të anglezëve dhe "Konferencën e Paqës" në Paris në favor të anglezëve ose Anglisë (me 1763) dhe kështu me radhë. Pa i harruar këtu edhe disfatat e thella të ushtrisë franceze kundër anglezëve (nën komandimin e admiralëve të famshëm anglez si Nelson, Welington etj.), si dhe ndaj gjeneral-marëshallëve të njohur gjermano-austriak (si Blücher, Schwarzenberg etj.) në betejat e njohura të "Trafalgarit", Vaterlosè",Vedrunit" etj...me 1814 etj.


Albioni i pamposhtur dhe krenar....

Invazioni dhe okumpimi (pushtimi) i Irlandës nga ana e Norrmanëve (northmans ose nordmena) në vitin e largët 83O, kishte zgjuar pezëm të madh ose indinjatë të thellë në Angli ose Britani të Madhe. Mbreti i njohur anglez, Alfredi i Madh, asokohe i kishte bërë mobilizimin dhe përgatitjet e fundit ushtarake ose luftarake për luftën ose betejen e madhe dhe përfundimtare kundër normanëve, e cila ishte kurorëzuar me triumfin ose fitorën e madhe të ushtrise angleze (nën komandimin e Alfredit të Madh) në beteen e famshme të Edingtonit në vitin 878. Duke shënuar kështu edhe fillimin e fundit të invazionit dhe dominimit të normanëve në Iralndë dhe Britani të Madhe. Lufta ose invazioni i normanëve në Irlandë dhe Angli (Britani të Madhe)-kishte ardhur në të njejtën kohë të invazionit ose okupimit të Sicilisë ose Italisë Jugore nga ana e arabëve me 877 dhe 878. Ndërkaq, pas dëbimit ose përndjekjes së arabëve nga Gadishulli Apenin (Italia) dikund në vitin 144O : Normanët do e okupojnë Italinë Jugore. Ndërkohë që luftërat ose invazionet e normanëve në shtetin ose mbretërinë e frankëve dhe të tjerëve me 85O (pas vdekjës së Karlit të Madh ose Karl der Große, me 814): Asokohe i kishin shkuar për shtati ngritjes, konsolidimit dhe fuqizimit të "Rusisë së Kijevit"("Kjevskaja Rasija")-nën Oleg Rurikoviçin, i cili i kishte vendosur themelët e "shtetit fetar, kulturor dhe politik" të "Rusisë së Kijevit" ("Kjevskaja Rasija") me 85O. Dhe, mëqe fjala mbi Albionin krenar dhe historinë e njohur mbi popullin e civilizuar, intelegjent, krenar, trim, heroik, epik dhe kalorsiak të Anglisë ose Britanisë së Madhe: Duhet cekur në vazhdim se në ndjenjat dhe vetëdijen e përgjithshme shtetrore, nacionale, historike, kulturore, liridashëse dhe patriotike të popullit anglez ose britanik, pos kujtimëve të njohura krenare dhe historike mbi mbretin Artur (Artus) si dhe mbi legjendat ose historinë e njohur të anglo-saksonëve në Essex, Sussex dhe Wessex, respektivisht në Anglinë Lindore, Umbrinë Perëndimore (North Umbria), Mersi (Mercia), Sutton Hoo (Suffolk), atyre mbi "limesin" ose kufirin e njohur në mes romakëve dhe anglosaksonëve ose keltëve në Albion dhe Kaledoni (Anglia dhe Skocia e sotme) e kështu me radhë: Një rol dhe ndikim të madh kanë lozur edhe skolastika ose filozofia e njohur e Asnhelmit dhe Thomas Becketit nga Canterbury etj. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe 'Magna Charta" të Anglisë (1215), 'Habeas Corpus", "Bill of Rights"," Act of Stettlement", "Toleration Act", Aktin e njohur tè Bashkimit ose ´Unionit epokal dhe historik' në mes Anglisë dhe Skocisë në kuader të kurorës mbretërore të Britanisë së Madhe (17O2-1714) etj.

Ndërkaq, duke përfituar nga kriza ose marëdhëniet e acaruara në Anglisë dhe Pontifikatit (Selisë së Shënjtë) në Vatikan ose Europës katolike, pas "martesës së kontestuar" të Henrikut VIII të Anglisë me bukuroshën ekskluzive dhe ekzotike, An Bolyen dhe "divorcit historik" të Kishës anglikane nga Papati (Pontifikati): Mbreti Fili i Dytë i Spanjës, në vitin e largë 1558, kishte hartuar plane sekrete për të pushtuar ose invaduar ushtarakisht Britaninë e Madhe me "armadën" e tij prej me shumë se 15O luftëanijesh dhe mbi 3O. OOO trupash spanjolle të ankoruara asokohe rrënzë brigjëve detare të Mbretërisë së Bashkuar. E gjithë kjo për t'iu hakmarrur anglezëve ose britanikëve për ish mbretëreshën Katarinë nga Spanja, të braktisur ose përndjekur nga manarku (mbreti) anglez, Henriku XVIII, pas martesës së tij me An Bolyen, me anë të kinse "luftës së shënjtë" kundër anglezëve. Ndërkohë që Pizaro, Cortesi, Alavesi, Alvaresi dhe të tjerë nga Spanja imperiale ose kolonialiste, asokohe e kishin bërë namin ose kërdinë nepër vende dhe rajone të ndryshme të Amerikës Latine dhe gjithandej, duke i vrarë, shtypur, dhunuar dhe masakruar njerëzit ose popujt e pafajshëm autokton ose indogjen, si dhe duke ua plaçkitur ose konfiskuar me mijëra tonelata arë, argjent, rubin, safir, xhevahire ose diamante të ndryshme. Duke e bërë Spanjën e asokohëshme fuqinë me të pasur kolonialiste të globit. Ndërkaq, Angilia atëbotë ndodhej në një krizë të madhe finansiare dhe ekonomike si pasojë e embargos ose bojkotit të Anglisë nga Vatikani dhe pjesa tjetër e Europës kontinentale ose katolike. Arka e shtetit ishte nën xero (-O). Në krye të kurorës ose fronit mbretëror të Mbretërisë së Bashkuar, akoma ndodhej mbretëresha protestante, Elizabeta e Parë e Anglisë, e cila ishte edhe e bija e njohur markante dhe intelegjente e Mbretit Henriku i Tetë të Anglisë. Elizabeta I e Anglisë, ashtu sikuse i ati i saj, mbreti Henriku VIII, ishte zotuar për dominimin ose primatin e 'racës së kualifikuar ose intelegjente' anglo-saksone në luftë kundër Mbretit Filipit II-të dhe "armadës spanjolle". Edhe strategu, pirati dhe komandanti i shquar anglez, Francis Greig (Frënsis Greg) i cili ua kishte konfiskuar asokohe me tepër se 3O tonë municion ushtarak, ari, argjend, xhevahire të ndryshme ose diamante kusarëve spanjollë, kishte qëlluar me fat: Në Londër, Frënsis Gregun dhe suitën e tij, i kishte pritur me nderime të larta ushtarake, mbretëresha protestante, Elizabeta e Parë e Anglisë, në vend të mbretëreshës tjetër katolike, An Stuart (An Stjuart) të Skocisë, e cila sipas ligjëve kishtare ose katolike, mund t'i denonte me varje në litar ose prerje koke për shkak të aktit të mesipërm të kidnapimit dhe konfiskimit të kusarëve spanjollë. Fitorja e ushtrisë angleze ose britanike-kundër "superarmadës" spanjolle kishte qenë epokale ose historike. Nga "Pax Britanicae": Britania e Madhe ishte ngritur dhe promovuar në British Empire. Ne Londer, dikur me vone ishte ngritur ose themeluar edhe bursa (berza) e njojur londineze, kishin lulëzuar

dhe shkëlqyer bisnesi, tregtia, ekonomia, industria, finansat, kapitali, arti, kultura, letërsia etj. Edhe Uilliam Shekspiri me veprat e tij, gjithashtu etj. "Për njeriun si 'kafshë

të lartë politike' nuk ka kafshë më të rrezikshme se sa vet njeriu.", kishte thënë dikur mbreti Henriku VIII i Anglisë.

Ndryshe nga kjo, dikund në vitiët 1714-1718, kapiteni i famshëm anglez, Henry Jenigs (Xhenings) së bashku me bashkëpunëtorët e tij në bordin e njohur detar ose ushtarak (luftarak) të flotës ose marinës detare të Anglisë si Sam Bellamy, Stede Boneet, Charles Vayne, Jack Tackham, Eduard Teach, Roger Woods, Benjamin Hornygold dhe të tjerë: Në stilin dhe cilësinë e njohur të Robin Hoodit dhe Francis Greiugut, duke i mundur piratët ose kusaret spanjoll dhe francez në Xhamajkë (Jamajka), në Port Rojal, Bahia Honda (Kuba), si dhe në Nasau të Floridës (SHBA), Bahamas, si dhe në luftëra ose beteja të tjera detare pranë brigjëve të Amerikës Veriore dhe Amerikë Jugore: Atëbotë nga thesari ose kapitali i madh që ua kishin konfiskuar piratëve ose kusarëve spanjoll dhe atyre francez (lexo me dhjetëra mijëra tonelata ari, argjent, rubine, safire ose diamante): Jo vetëm që e kishin ndihmuar dhe shpëtuar Anglinë nga kriza finansiare ose ekonomike, por edhe SHBA-së të asaj kohe. Ndonëse, pas firomsjes së paqës detare në mes Anglisë dhe Spanjës me 1714 (kur kapiteni Xhenings dhe bashkëpunëtorët e tij, rrezikonin të denohëshin me varje ose prerje koke nga mbreti Xhorxh etj.): Në Nasau, Port Rojal dhe Williamsburg të Floridës (SHBA-së) në vitin 1718, e kishin themeluar të të ashtuquajturën "republikën e piratëve", e cila do i paraprinte ngritjes ose themelimit të Floridës dhe shtetëve tjera amerikane sipas modelit të njohur anglez ose britanik. Ishte një ditë e bukur dhe tepër e veçantë (historike) për kapitenin Jenings (Xhenings) dhe suitën e tij...E sidomos për bukuroshet e njohura Ann Bonny (e bija eksluzive dhe ekzotike e një avokati të shquar anglez) dhe Mary Read (vajza e bukur e një farmeri të madh anglez) në bordin e kapitenit Jenings. Në vazhdim, ia vlen të rikujtohen kalimthi (në sfond) kohërat ose etapat e njohura të Eduardit III dhe IV, Henrikut VIII të Anglisë, Karlit (Çarlsit)II, Jakovit, mbretit Xhorxh (George), Oliver Crommwelit, Tomas Morit ose Xhon (John) Fisherit etj.

P.S. Ndikimi i madh anglez ose britanik në historinë e përgjithshme të SHBA-së:

Siç dihet, luftës së lavdishme të shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale dhe politike nga 'kurora mbretërore' angleze ose britanike: I kanë paraprirë luftërat e njohura koloniale ose imperialiste të Francës, Britanisë së Madhe, Holandës, Spanjës, si dhe fuqive tjera koloniale ose imperialiste për Amerikën Veriore, Qëndore si dhe për Amerikën Latine ose Jugore. Kështu që për dallim të Anglisë, Franca e asokohëshme imperiale dhe kolonialiste, duke filluar nga Lumi ose Liqeni i njohur i Shën Lorencit dhe deri në Misissippi të SHBA-s, kishte vendosur një sistem ose regjim të hekurt ushtarako-policor me punkte ose zona të rrepta ushtarake dhe policore në kufirin e njohur në mes "kolonive franceze" dhe "kolonive angleze" në Ohio, Alleghenm dhe regjione të tjera të SHBA-s, të ndodhura asokohe nën sundimin ose administrimin imperial ose kolonialist të Francës, Britanisë së Madhe etj. Gjatë asaj kohe do zhvillohej edhe e ashtuquajtura "lufta e vogël" imperiale ose kolonialiste në mes Britanisë së Madhe dhe Francës në truallin ose teritorin e sotëm të SHBA-s, e cila do mbyllëj me fitorën e anglezëve, gjegjësisht me "Paqën e Parisit" me 1763, sipas të së cilës, Franca me në fund do të eliminohej (përjashtohej) nga i ashtuquajturi "klubi i fuqive kolonialiste" në Amerikën Veriore (SHBA-s dhe Kanada) dhe më gjërë. Në këtë prizëm, Anglia me përjashtim të provincës frankofone të Quebecut dhe Montrealit (Kanadaja e sotme)- asokohe i kishte aneksuar të gjitha kolonitë e atëhershme franceze dhe holandeze në SHBA-s dhe Kanada si New Harlem, New Amsterdam, Ohio, Lousiana, Misissippi, Misouri etj. Aty janë edhe historitë e njohura të shtetëve angloamerikane si Georgia, Virginia, Maryland, Carolina, Califorina, Pensnsylvania, New York, New Yersy, Masaqussets, Louisiana, Florida, Maine, New Hamshire, Vermont, Rhode Island, Delaware, Connecticut etj., sè bashku me historitè e njohura tè William Pennyt, William Pittit etj. E sidomos luften dhe revolucionin e njohur të shtetit dhe popullit të madh amerikan për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike nga kurora u huaj imperiale ose kolonialiste të kurorëzuar dhe sublimuar me Deklaratën e lartëpërmendur të Pavarësisë me 1776, respektivisht në Kongreset dhe Konventat e njohura Konstitucionale dhe Historike të Philadelphias (Filadelfisë) me 1774 dhe 1787.

Ndryshe nga kjo, kolonialistët spanjoll në Amerikën Jugore ose Amerikën Latine ( si Pizzaro, Cortes, Alvares, Sançez etj.) -thuhet të kenë qenë të egër ose tepër brutal gjatë iinvadimëve të tyre ushtarako-policore në vende dhe rajone të ndryshme të Amerikës Latine etj. Ndërkohë që dijetarët dhe humanistët e shquar spanjoll, holandez, anglez dhe të tjerë si Francisko de Vitoria, Hugo Grotius, William Pitt, Adam Smith, Richard Codbyen etj.

Pse (përse) ky shkrim dhe interesimi im rreth kësaj tematike?

Ata që e njohin sadopak historinë e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare, e kanë të qartë faktin se marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme në mes SHBA-së (Perëndimit) dhe Rusisës, kanë njohur një krizë ose përshkallëzim të thellë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Disa thonë madje se edhe fati i Unionit Europian ose "kompozicionit të përbashkët europian", një ditë fare lehtë mund t'i ngjajë (ngjasojë) fatit të "unionit mbretëror të Kalmarit" në mes Mbretërive të Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë-nën regjencën ose mbretërimin e Margaretës së Danimarkës, Kristianit I, II dhe III të Suedisë, Bernarddotit, ose Karl Gustav Vasës me 1397, 152O, 1521, 1523, 1533, 1534 dhe kështu me radhë !? (....) Kush e di!? Liderja e re, ose kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Melloni, pos tjerash, shihet si një "zonjë e hekurt" nga Roma, e cila me çdo çmim si dhe me çdo kusht e synon vendin, rolin dhe pozicionin e merituar të Italisë në 'masivin' ose 'parketin e marëdhënieve kontinentale dhe interkontinentale'. E sidomos në BE-së. Viktor Orbani i Hungarisë me planet dhe projektët e tij megalomane ose egocentrike, Polonia, Spanja etj. Lufta e Ukrainës, lufta eventuale e Kosovës me Serbinë etj.... Kështu që edhe shtetit dhe kombi i madh gjerman, sikur janë lodhur ose dërmuar paksa nga roli dhe misioni i njohur i Herkulesit në UE-së. Në vend të një diplomacie të kualifikuar, profesionale, intelegjente, kolokfiale, seminarike, tradicionale ose klasike, sot fjalën kryesore e ka e ashtuquajutura diplomacia publike, agresive ose dinamike me tone dhe tensione të ngritura, turbulente, hektike, eklektike etj. Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, duke përfituar nga kriza ose polarizimet e brendshme në SHBA-së në njerën anë, si dhe nga divergjencat, diskprepancat dhe disonancat e ndryshme në mes Brukselit dhe Londrës e Uashingtonit në anën tjetër, pos tjerash si duket ka për qëllim përçarjen dhe në fund shpërbërjen dhe dekompozicionin e përgjithshem dhe përfundimtar të Natos dhe UE-së me anë të inskenimit të krizave ose tensionëve të vazhdueshme ose sistematike si kriza ose lufta në Ukrainë etj. Lëximi, studimi, analiza, kuptimi, mençuria ose intelegjnca e njohur politike ose diplomatike, pos tjerash na e bëjnë të qartë se gjatë sundimit të "Dinastive" të Rjurkoviçëve, Ivanoviçëve, Romanovëve, Mihajllovëve dhe të tjerëve, është bërë bashkimi i përdhunshëm i Ukrainës me Rusinë me 1649, 1654 etj. Ndonëse, edhe me ndihmën e disa mbretërve dhe mbretërashave të ndryshme të Europës Qëndore ose kontinentale. Edhe aneksimët e njohura të Krimesë nga ana e Rusisë cariste, imperiale ose kolonialiste me 171O, 1711, 1783 etj., gjithashtu.
Mëqe fjala mbi metaetikën ose etikën globale dhe universale, respektivisht në politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, kolokviale, seminarike, robuste, korpulente, komprehensive, komplementare, suplementare, kontemplative, intelegjente, gjeostrategjike ose gjeopolitike të Perëndimit -përballë atavizmit, hegjemonizmit, militarizmit ose ekspanzionizmit të njohur ruso-kinez në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale: Është e qartë se nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush. As Britania e Madhe. E formuluar, deshifruar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve: Kjo do thotë se nga ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose 'subllokiste' (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike në mes Rusisë dhe Kinës dhe të tjera-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit)- të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste. Se këndejmi, studimi, analiza, kuptimi, mençuria ose intelegjnca e njohur politike ose diplomatike, gjithashtu pos tjerash na bëjnë të qartë se me e madhe ose me e lartë është vlera nominale, materiale, strategjike ose ekzistencialiste e "Trepçës" dhe Ujmanit, se sa e të gjitha trevave ose visëve tjera shqiptare dhe atyre serbe bashkë. Ashtu siç janë Krimea (Sevastopoli) së bashku me deltën e njohur të lumit Dnjepër (Ukrainë) për Rusinë. Në të njejtat valë me Rusinë, ndodhët ose qëndron edhe Kina, përsa iu përket urrejtjeve, xhelozive, paranojave, fobive, diskprepancave, disonancave ose paragjykimëve të njohura violente, iracionale, destruktive, dekonstruktuve, infantile dhe patologjike ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe ose Perëndimit. Në një takim të nivelit të lartë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken me homologun e tij kinez, dikund në Azi: Gjatë një debati ose replike të ashpër në mes shefit të diplomacisë amerikane dhe kryediplomatit kinez lidhur me Tajvanin, Detin Jugor ose Indopacifikun etj., bëhet e ditur se kyediplomati ose ministri i jashtëm kinez, i ka thënë shefit të diplomacisë amerikane, me tone të ngritura se :"SHBA-së nuk janë më të kualifikuara dhe të fuqishme me ia diktuar ose imponuar politikat Kinës, Rusisë dhe të tjerëve!", fund i citatit. Ndaj, edhe përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O milard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezerat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës etj.., në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nigeri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirëve të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës. Në këtë histori, gjithashtu nuk duhet harruar faktin se Rusia (ish BRSS-së) dhe Kina, pos luftës së shkurtër me 1929, gjatë vitëve 1949-1961, gjegjësisht nepër etapa ose periudha të ndryshme të ish "luftës së ftohtë", i kanë zhvilluar disa luftëra të pergjakshme për hapësirë ose teritor, me viktima dhe tragjedit të shumëta. Për palen kineze-sidomos. Sidoqoftë, Britania e Madhe me peshën, vlerat, resursët, fuqinë dhe potencialin e saj global ose universal, i duhet Europës, Natos, Perëndimit... E mbi të gjithat, paqës dhe sigurisë kontinentale dhe interkontinentale. Kosovës dhe shqiptarëve sidomos. Rusët, serbët dhe të tjerët, e dijnë fortë mirë se me Britaninë e Madhe, SHBA-së dhe Gjermaninë, nuk ka lojë!

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat