Varri i pushtetarit

Kultura

Varri i pushtetarit

Nga: Sevdail Hyseni Më: 25 mars 2023 Në ora: 11:37
(Karikatura marrë nga interneti)

Varri i pushtetarit

(Sipas Filip Shirokës)

Qante i mjeri Zorraxhiu mendjevrari,

Për sipër varrit të një pushtetari:

-Pse qanë?- e pyeti Maloku, një ditë,

-Qaj - thotë - se unë n'bukë të tij jam rritë!

- O të marrtë djalli! - Maloku i thotë:

Pse e humb kohën, duke qa' këtu me lot?!

Silli sa të holla sipër varrit të Tij,

Edhe pushtetari çohet përsëri!

Çohet se në varr nuk ka pushtet,

Pozitë, kolltuk e as kuletë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat