E “dashura” e Stalinit

Kultura

E “dashura” e Stalinit

Nga: Përparim Hysi Më: 26 mars 2023 Në ora: 12:44
Përparim Hysi

Nuk  është se kam thyer "vezën e Kolombit",por këtë tregim po e stis,sipas kujtimeve që ka lënë sekretari  i Stalinit, Boris  Bazhanov. Bazhanov ka qenë ukrainas dhe në vitin 1923 ka qenë sekretar, fillimisht i Kanganoviçit,mandej i Molotovit dhe nga këta drejt e tek Stalini. Është i besueshëm në ato që shkruan,se në vitin 1928 është arratisur në Francë dhe nuk u kthye kurrë në BS, siç njihej atëherë. Unë po marrë veç një pasazh nga moria e kujtimeve të tij dhe,nëse po ndaloj tek e "dashura" e Stalinit, këtë e bëj se,qoftë dhe vetëm në këtë pasazh, del dora e gjatë e hakmarrjes së Stalinit.
                                      
Ende nuk ish bërë revolucioni i tetorit dhe Stalini që atëherë kish pseudonimin Koba, nga agjentët caristë qe arrestuar dhe qe dërguar në një  kamp internimi. Aty, bashkë me Kobën, qe internuar dhe një bolshevik tjetër:Jakov Mihajloviç Sverdllov. Sverdllovi ka qenë çifut dhe, siç dihet,çifutët qenë ata që bënë revolucionin e tetorit.Trocki, Zinovievi, Kamenieve, Sverdllovi, Kanganoviçi, për mos vazhduar me emra të tjerë, qenë çifutë. Sipas Bazhanovit,Stalini,sado që, si të thuash,qe rrethuar nga çifutët,i urrente ata, pothuaj, njësoj si Hitleri. 
Por le të ndalim për një çast në"mjediset" e kampit të internimit". Për çudi, një ditë prej ditësh, në  "kamp" sollën si të  internuar një bukuroshe rreth 17-vjeçare. Bukuroshja qe një aktore teatri,sa e bukur, por aq mendjelehtë. Ajo ra peng e një mirëbesimi: një simpatizant i dha për të ruajtur ca broshura me përmbatje anticarit dhe bukuroshen e çuan drejt e në kampin e internimit. Sa erdhi,me bukurinë fekse të saj,ra në sy të internuarëve. Të gjithëve u ra në kokë për të dhe dy qenë ata që i vinin rrotull:Koba dhe JASHA apo Jakov Sverdllovi. Interesantja apo e përbashkëta e këtyre "ashikëve të thekur",është një fakt shumë domethënës:edhe Koba,por edhe Jasha ishin të martuar dhe secili kishin nga një djalë. Sidoqoftë, sipas vendit bëhet kuvendi. Ata nuk iu ndanë bukuroshes dhe,së fundi, ajo bëri zgjedhjen e saj: në vend të KOBËS të egër e nursëz, bukuroshja, VERA  D...,zgjodhi Jashën. Ku ta dinte ajo që KOBA kurrë nu harronte "gjëmën" që e gjeti.
                                                *      *      *
Për Stalinin kushdo  ka një informacion të gjerë,por le të ndalojmë pak tek "rivali" i KOBËS,JAKOV MIHAJLOVIÇ SVERDLLOVI. I ati një bolshevik i orëve të para dhe,ngaqë ishte gdhëndës,kish falsifikuar vula për veprmitari kundër Carit. Këtë zanat ia dha dhe ndihmësit apo çirakut të tij,Jagodës. S'ka  lexues që mos e njoh,Jagodën famkeq që në Lubjanka bëri kërdinë. Jagoda u bë dhëndërr i familjes Sverdllov,se u martua me mbesën e Sverdllovit(çupën e të motrës). Jagoda,pas shumë krimesh,u nxor para gjyqit dhe,kur u pyet nga prokurori Vishinski:-I pandehur, a ndjen pendesë për krimet që ke bërë?

-Po,-tha Jagoda. Jam penduar që nuk u vura në satër një për një të tërëve!!!

Në familjen Svjerdllov ka dhe një vëlla më të madh se Jashka. Ky është Zinovi. Zinovi u distancua nga veprimtaria subersive e të atit dhe i ati, sipas kodit çifut,e bëri hasha të birin. Dhe ka një përkim:Svjerdllovët rronin në NIZHNi NOVGOROD dhe filantropi MAKSIM GORKI,e bëri djalë për shpirt ZINOVIN. Ky u  quajt Zinov Peshkov. Zinov Peshkov,sa filloi lufta e parë botërore,u arratis në Francë.U bë shtetas dhe arriti në Francë me gradën e gjeneralit. I preu mardhëniet me Sverdllovët duke i mohuar  ata. Pas revolucionit,Jakov Sverdllov e braktisi të dashurën e bukur dhe u bashkua me gruan e parë. Stalini nuk u kthye tek gruaja e parë,po mori  Nadjan. Bukuroshja Vera D... mbeti beqare.

Dihet pozicioni i KOBËS,pas revolucionit,por në një pozitë jo të paktë qe dhe Sverdllovi.Koba nuk harronte lehtë dhe,pothuajse,gjahu i erdhi në shteg. Në vitin 1918.Lenini që hidhte gurin dhe fshihte dorën, ia la krimin në derë Sverdllovit: të firmoste asgjësimin e gjithë familjes së  Carit. Sado shpirtbrishtë,Sverdllovi ngarkoi një"si komandë vendi"(për koincidencë edhe ky qe çiftu)dhe familja jo vetëm u ekzekutua,por edhe u dogj me bina. Sverdllovi vuante nga pneumonia dhe aty nga viti 1919 vdiq. Ekaterinoburgu ku u asgjesua familja cariste,u quajt qyteti Sverdllov. Stalini,sado  gjeorgjian, e njihte afeksionin rus për carin dhe me një gur vrsite dy zogj: për kujtim për "rivalin e dashurisë" dhe urretjjen nën zë të popollit.

Po ç'ndodhi me VERËN e bukur që mbeti beqare? Edhe këtu ka një përkim të çuditshëm: kish ardhur nga Amerika ku jetonte,vëllai i vogël i Sverdllovit,Veniamini dhe,sa e pa të bukurën Vera jo vetëm e  dashuroi,por e mori për grua. Ndërkaq,KOBA i gjithëfuiqshën,tash kish dhe gurin dhe arrën,bëri si bëri dhe shtiu dorën vrasëse të hakmarrjes edhe mbi Veniamini e pafajshëmm që e pushkatuaan në vitin 1938.  Ja,kjo është historia e dhimshme,të cilën e tregon ish- sekretari i Stalinit.

Tiranë, 26 mars 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat