U përua libri “Mes Luftës dhe Paqes”, me autor Engjëll I. Berisha

Kultura

U përua libri “Mes Luftës dhe Paqes”, me autor Engjëll I. Berisha

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 26 mars 2023 Në ora: 21:41
Foto nga vendngjarja

Shoqata Humanitare Bëmirëse, “Nënë Tereza” në Zvicër, e cila me një veprimtari mbi 32 vjeçare, të shtunën, më 25 mars 2023 organizoi dy aktivitete; kuvendin e punës së Shoqatës dhe një përurim libri, “Mes Luftës dhe Paqes”, në Luzern të Zvicrës.

Autori z.Engjëll I. Berisha u prit me një interesim të veçantë, nga kryetari i Shoqatës Humanitare Bëmirëse, “Nënë Tereza” në Zvicër, z. Nue Zalli si dhe kryesia e Shoqatës dhe gjithë të pranishmit në këtë veprimtari. Në një nga dhomat e Sallës ku mbahej përurimi gjendeshin pije freskuese, kafe, embëlsira dhe libra, që mund t’u shërbeheshin të ftuarëve.

Shumë bashkatdhetarë, adhurues të librit, u drejtuan për në sallën, ku do të bëhej përurimi i një libri Monografik që i kushtohet veprimtarisë 32 vjeçare të SHHB „Nenë Tereza“ në Zvicër.

Libri paraqet përmbledhje dokumenteve dhe fakte të shumta nga arkivi i Shoqatës. Duke pasqyruar shumë aktivitete, kontribues në mërgim, kryesisht në shtetin Zviceran. Ku ka përmbledhur punën e saj humanitare për 32 vite, gjithnjë në shërbim të nevojtarëve, në trojet e veta dhe kudo në botë.

Kohërat e liga për popullin tonë, kanë kërkuar afërsi të shtuar me njëri tjetrin, ndihmë dhe mjete tjera, gjë të cilën e kanë bërë të gjithë.

Mërgata shqiptare u bë ekonomia e shqiptarëve pa shtet, në tokën e tyre. Kjo mbijetesë edhe mposhti tendencat çfarosëse nga regjimi barbar serbo-sllav.

Siç dihet edhe në Zvicër, secili në forcën e vetë u gjet me emblemën e themeluar “Nënë Tereza”, që nga viti 1990 dhe deri më sot në aktivitete e gjeturi, sikur na dha shembullin Gonxhja, - Nëna e epokës së saj për njerëzimin.

Për ta ruajtur këtë kujtesë humane shqiptare, Shoqata është kujdes që ti ofroi lexuesve Monografinë me titull; “MES LUFTËS E PAQES”, dokumentim e një game të gjerë humanizmi nga vetë shqiptarët, bashkë me popullin Zviceran.

Tubimin e hapi Moderatori i mirënjohur z.Altin Marku, ku pasi i përshëndeti të pranishmit, ai ftoi kryetarin e SHHB „Nenë Tereza“ në Zvicër, z. Nue Zalli që ta marrë fjalën. Kryetari i Shoqatës, Z. Nue Zalli i përshëndeti përzemërsisht të pranishmit dhe u uroi një mbrëmje të bukur, sepse aty po gërshetoheshin, vlera e librit dhe përkushtimi i veprimtarisë së SHHB „Nenë Tereza“ në Zvicër.

Më tej, veprimtaria vazhdoi me fjalët përshëndetëse nga: Z. Zef Shala, z.Ylfete Fanaj, Agim Alaj, Don Anton Ukaj, Saim Tahiraj etj.

Emruesi i përbashkët i vlerësimeve të folësve ishte; se bëhet fjalë për një libër, nga i cili mund të mësojmë shumë. Ku jepen mjaft detaje e informata të vlerëshme dhe të detajuara, nga burime të verifikuara. Prandaj, kur një vepër ka diçka me vlerë, ku njeriu, duke lexuar, gjen shumë, kjo është kënaqesi. Çdo vepër është si jeta. Për ta kuptuar të tërën, duhet t’i dilet deri në fund.

Tubimin e përshëndetën edhe shumë pjesmarrës tjerë. Pastaj, të gjithë u drejtuan në lokalet e ambientët e sallës ku mbahej përurimi për një koktej rasti të përgaditur nga veprimtarët e Shoqatës.

Pjesëmarrësit u ndanë shumë të kënaqur, nga tërë veprimtaria e organizuar nga Shoqata Humanitare Bëmirëse “Nënë Tereza” dhe që morën pjesë në përurimin e librit, me shumë vlera të Autorit Engjëll I. Berisha . Me modestinë dhe thjeshtësinë e tij shpirtërore, ai kaloi një mbrëmje vllazërore, me bashkëatdhatarë nga të gjitha trevat shqiptare. Të gjithë së bashku, përjetuam çaste të traditave të bukura e të thjeshta shqiptare, por me shumë vlera.

Si gjatë veprimtarisë, por dhe në koktejin e përbashkët, pjesëmarrësit bënë mjaft fotografi, të cilat mbeten për të gjithë kujtim i bukur, mbresëlënës dhe i paharruar.

Fotografitë nga manifestimi i gjeni këtu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat