​Promovohet libri “Riislamizmi rreziku i radhës” i autorit Bajram Kabashi

Kultura

​Promovohet libri “Riislamizmi rreziku i radhës” i autorit Bajram Kabashi

Më: 28 mars 2023 Në ora: 14:57
Promovohet libri “Riislamizimi rreziku i radhës”

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Pogdani” sot është promovuar libri “Riislamizimi rreziku i radhës” i autorit Bajram Kabashi.

Recensenti i këtij libri, Sadri Ramabaja tha se ky libër ngre alarmin për rrezikun nga neo-otomanizmin dhe islamin politik me të cilin po përballet e ardhmja shqiptare.

“Me këtë botim (autori) ngre alarmin për rrezikun me të cilin po përballet e ardhmja e shqiptarëve si rezultat i heshtjes institucionale dhe oportunitetit të elitës intelektuale përballë veprimit aktiv të neotomanizmit dhe islamit politik për tjetërsimin e kombit shqiptar. Kambanat e alarmit sikur përplasen nga një cep në cepin tjetër të Shqipërisë së natyrshme me idenë që të trandin këtë atmosferë dualiste të mbetur disi pezull në realitetin shqiptar,  si një dilemë e pajustifikueshme që nuk mundëson veprim aktiv dhe për linjën e duhur të kombit... Libri ‘Riislamizimi rreziku i radhës’ ka një gamë të gjerë interesimesh që të dy heronjtë e tij, si intervistuesi ashtu edhe bashkëbiseduesi janë njohës të mirë të regjionit dhe historisë politike shqiptare”, u shpreh Ramabaja.

“Riislamizimi rreziku i radhës”, Zeqir Begolli u shpreh se bashkëbiseduesi në këtë libër, Ibrahim Kelmendi pikëpamjet e veta i paraqet në disa rrafshe.

“Pikëpamjet e veta bashkëbiseduesi i Kabashit i hedhë në disa rrafshe në plan të parë bënë një dallim ndërmjet islamit tradicional të shqiptarëve ku ndikim kishte Kanuni i lekë Dukagjinit dhe islamit të përhapur nga Muhamedi që në esencë ka luftën kundër të pafeve dhe atyre që i tejkalon përmasat e fesë. Madje edhe në luftë të përhershme me izraelitët”, u shpreh ai.

Ndërsa autori i librit “Riislamizimi rreziku i radhës”, Bajram Kabashi u shpreh se qarqet jashtë vendit po synojnë ta ndryshojnë natyrën e kombit shqiptar me synim të islamizmit të kombit.

“Në kuptimin mendor shoqëria jonë është duke përjetuar një traumë përshtypja ime si hulumtues se më nuk mund t’i zgjedh politika këto probleme. Unë shpresoj se policia e Kosovës ka aso kuadrosh që duhet me i thënë politikës ndalo... Qarqe jashtë vendit tonë, jashtë popullit tonë e kanë një synim shumë të qartë që t’ia ndryshojnë natyrën kombit shqiptar. Kombi shqiptar mundet me i pas tri fe, mundet mos të ketë asnjë fe, mundet me i pas 20 fe, por askush nuk guxon dhe askush nuk ka të drejtë t’ia ndryshojë natyrën e tij. Këtë popull e ka lindur natyra në këtë vend, atëherë nuk guxon në mënyrë të dhunshme apo ta shfrytëzojë varfërinë apo me shfrytëzuar politikanë si hipokritë dhe të ligë që të islamizojnë këtë komb”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat