Zoti na do

Kultura

Zoti na do

Nga: BLERTË TMAVA VESELAJ Më: 29 mars 2023 Në ora: 18:42
Autorja Blertë Tmava Veselaj

Hapat tu i ndiej në ajër

Ti vjen si puhizë e lehtë

Teksa qepallat m`i rëndon gjumi

Ti vjen dhe më puthë shpejtë

Nuk dua të shkosh aq shpejtë

Në puthjen tënde dua të fle

Të mos zgjohem kohë të gjatë

Deri sa ndjenja të marrë flakë

Kështu gjumi më thellon

Natën me ty në ëndërra e kaloj

Kur vjen mëngjesi prapë je ti

Me shpejtësinë e dritës një puthje më zgjon

Ti je në ajër dhe kudo më rrethon

Nga ti nuk largohem për asnjë sekond

Unë jam me ty dhe kur më mërzit

Dhe atëherë kur pritje rëndon do ditë

Dhe unë prapë e pres puhizën e hesht

Të më përshkojë flokë mbrëmje e mëngjes

Freskinë e saj në zemër e ndiej

Vetëm tek ti dashurinë zbërthej. i

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat