Ty

Kultura

Ty

Nga: Zymer Mehani Më: 8 prill 2023 Në ora: 09:36
Zymer Mehani

Ujqër e arinj

Gjarpinj e shtërpinj

T' plagosën shumëherë

Qenër e hiena

Nga jashtë e nga brenda

T'kafshu'n pa ndërprerë

Fytyrë- kameleonët

Edhe shpirt- masonët

T'sollën helm e vrer

Por Ti i fortë mbete

Asnjëherë s'u stepe

Shqipe si përherë

E jotja fuqi

Kurrënjëherë s'shteron

Nga ky truall buron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat