Për ty

Kultura

Për ty

Nga: Idriz Çelaj Më: 8 prill 2023 Në ora: 10:16
Idriz Çelaj

Një vend për falënderim

Mikut tim Kujtim Balidemaj

Me një frymë bashkohemi

Si mali me mal e yjet me yje

Me lart se fuqia e fjalës

Dashuritë ngritën

Se nuk vdesin

Nëse humb njeri nga ne

S`kam shpirt tjetër

Veç duhet me të urue

Rrezet e dritës nuk tretën

Kalojnë vite e vite

Plagët nuk harrohen

Ende kemi dhembje

Që na bashkojnë

Nuk i dua ato që aqë na ndajnë

Mjaft kemi pasur

Lirinë shtrejtë e kanë pague brezat

Për tokën e lirë janë flijue

Secili nga ne ka nga një fjalë urimi

Të dielave kur bëjmë lutje

Dua të lutem për tokën

Dhe për mikun tim

Të paç edhe kur je

Edhe kur s`je Kujtim Balidemaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat