Altruizmi internetik - me miliona foto e video falas

Kultura

Altruizmi internetik - me miliona foto e video falas

Nga: Senad Guraziu Më: 4 maj 2023 Në ora: 13:02
Fotografë thjesht i kanë "ekspozuar" galeritë diku në Internet

Mbrëmë mësova se vendi "1", apo kryevendi në Pexels sa i përket fotove i takuaka "cottonbro studio", gjithmonë e paskan mbajtur "rangun 1", i ofruakan mbi 103.000 foto dhe video falas, i paskan afro 400 koleksione (galeri tematike) me nga 300-400 artikuj secila, fotot dhe videot e tyre qenkan shikuar mbi 36 miliardë herë - dhe nëse kihet parasysh që "cottonbro" është vetëm 1, nga qindramijëra... thuase "panumër" fotografë thjesht i kanë "ekspozuar" galeritë diku në Internet, qasje falas pothuaj në gjithçka, psh. thuhet se në "Unsplash" gravitojnë mbi 330.000 fotografë, se fototeka e tyre i ofron mbi 5 milionë foto...

Sa fotografë janë në Pexels s'e dimë, ndoshta po aq, apo ndoshta gjysmë milioni - sidoqoftë viteve të fundit komunitetet si Pixabay, Unsplash, Pexels, Life Pix, Freepik, NegativeSpace, Skitterphoto dhe plot të ngjashme i ofrojnë me dhjetra miliona foto e video falas, madje krijohet përshtypja me miliarda, thuase foto-altruizmi e ka vërshuar Internetin, fotografët s'ankohen nëse i përdorim në blog-faqen tonë, ca vite më parë mërroleshin, thuase kriste qameti a rrotullohej toka për 1 "kopje" mozomokeq, për 1 mini-foto të turbullt, tashmë me miliona sosh falas, aq sa s'dimë cilën ta zgjedhim, fotografët thuase gëzohen nëse i "shohim" sëpaku nga 1 herë, ndjehen të lumtur nëse gjejmë kohë për sëpaku nga 1 "sy" shkrepjeve të tyre : )

Vitin e kaluar pata shkruar:

Image
Fotografë thjesht i kanë "ekspozuar" galeritë diku në Internet

Absurdi i digjitalizmit, kopje-pasqyrimi i imazheve virtuale dhe “guglizmi”! 

...s'i kuptoj keto ndalesat dhe ankesat e Internetit per "kopjet me pixels", në shek. XXI kur dhe iPhonat në xhepin tonë i shkrepin me kuadriljona foto, pastaj pa na pyetur mirëfilli telefonat "vetë" i shpërndajnë fotot tona në iCloud, gjoja për t’i “ushqyer” makinat e AI, dhe Big Data Clusters të Apple, NVIDIA, Google, NSA, CIA, Adobe, Facebook… etj., sepse ashtu i kane ujdisur, gjoja proces automatik, gjoja për studime dhe avancime të AI, s'duhet kurre te ankohen sepse absurd, me miliarda njerez tani kane smartphone, fotografet "pro" po ashtu, nga njëra anë i publikojnë me miliarda foto brenda ditës, dhe pastaj google aty për aty na tregon edhe sa miliarda herë është kopjuar e njëjta foto, duke na i servirur + miliarda të tjera si kopje (madje dhe adresat se kush i ka kopjuar : ) me miliarda kopje i reklamojnë vetë, na i servirin vetë (pasqyrime të të njëjtit imazh, virtualisht, pa qenë madje fare “pasqyrim” realisht, por vizëllima me pixels, njësoj si të “pasqyroheshin” imazhet e ëndrrave të mia - andaj desha t'i lus "mos na lodhni me ndalesat rreptësisht” të përdorimit aty-ketu në blog-faqen time, per 20 vjet dhe akoma s'i kam "perdorur as 500 kopje me pixels", dmth. s'jane as foto reale, dhe beni aq shume potere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat