Një trup për atdhe!

Kultura

Një trup për atdhe!

Nga: Sami Arifi Më: 18 maj 2023 Në ora: 07:33
Sami Arifi

Ngritje vertikale drejt majave t’ndriçimit,

zgjerimi horizontal hehtësim i fushëveprimit!

Bardhësia kërkon gjetjen ku ishim,

për lehtësim n’frymarrje që sot mund ta kishim!

Po t’jemi ne sot t’mirë meteorë,

vrojtues t’kohës nesër çka do t’ndodhë!

Krejt s’mund t’i kemi,

por mjaft do t’kishim dhe do t’jemi!

Ngritje t’ndriçuar,

me hapësirë t’bashkuar!

Do t’ishte mundësia,

më lehtë për t’frymuar!...

Po t’jemi ne,

një trup për atdhe!...

Nuk do t’ketë kulçedër,

t’zezoi shtëpin tonë t’vjetër!...

Do t’fluturoi shqiponja,

nëpër dhenet tona!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat