Tubimi revanshist

Kultura

Tubimi revanshist

Nga: Sevdail Hyseni Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:17
(Karikatura marrë nga interneti)

E premtja e zezë, po na vjen ngadalë,

Pas shumë protestash n’mitingun fatal.

Si duket të parat ishin kundër dhunës,

Nga kjo e fundit, në ballë të furtunës?

Ngjashëm si Slloba, n’Gazimestan dikur,

Me një milion njerëz, shkoj në diktaturë.

Tani në këtë tubim, të lëvizjes për shtet,

Fronti Popullor, do’ më shumë pushtet.

Për ta ngritur zërin, me dufe histerike,

Dhe për të kremtuar, humbjet historike.

Me pak para në dorë, ujë dhe hamburger,

Vjen Partia e Vuçes, ashtu si çdo herë.

Të gatshëm për sharje, britma, ulërimë,

Shiut, më 26 maj, t’i shtojnë pështymë.

Dhe për të pështyrë, lypset gjuhë e gjatë.

Ato që zgjaten e shtrihen sikur një lopatë.

Nga stërkalat e të cilave, këndej e matanë,

Nuk lënë pa i prekur dhe shtetet n’Ballkan.

Të cilat Serbinë e shohin me telashe shumë,

Ashtu si nga shtrati, kur vërshon një lumë.

Sa nga presionet vendore e ndërkombëtare,

Vendit me probleme i shuhen shpresat fare.

Me dhunën në shkolla dhe protesta në rrugë,

Ky shtet të jep më pak punë e më shumë burg!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat