Uria si marimangë varë

Kultura

Uria si marimangë varë

Nga: Dedë Preqi Më: 21 maj 2023 Në ora: 13:14
Dedë Preqi

Si marimangë varë n’qafë na rri

N’sytë e botës së verbër stoli,

Dhembjet si prush therin në gji

Sa lule të njoma shkundën në sy.

Miliona frymor t’lodhur n’mes nesh

Uri e etje thyejnë me kocka përshesh,

Edhe n’hënë njeriu ka mundur me arritë

Por në tokë mjerimi i shtrinë duart përditë.

Bota në vrapa prapë do ngeli në hapa

Kërcen hopa-hopa e dehur me gota,

Sikur nëpër epruveta po testohet jeta

Etja dhe uria e shëmtojnë botën të dyja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat