Çka s'ka në deti!

Kultura

Çka s'ka në deti!

Nga: Gëzim Muçolli Më: 25 maj 2023 Në ora: 06:43
Foto ilustrim

Kur ishim të vegjël kjo shprehje ishte në modë. Ndoshta pse ne nuk kishim det në Kosovë, por edhe për të treguar se deti i madh mund t'i kishte dhe ti mbante brenda të gjitha ato gjëra që mund të imagjinoheshin.

Edhe në televizionet shqiptare, çka s'ka brenda. Pa e lodhur fort imagjinatën mund të themi se aty gjen edhe ato që s' mund të imagjinohen.

Po lexoj se Televizioni "Top Chanel" paska shfaqur një serial të bërë në Kosovë, duke e vënë përkthimin në shqipen zyrtare me titra poshtë!

Hajde kulturë hajde! Marifet mbi marifetet, supremaci kulturore e fëlliqur nga injoranca dhe mungesa e vullnetit për të kuptuar vetveten!

Unë përditë qe më shumë se tridhjetë vite punoj dhe flas me shqiptarë (shumë të mirë) nga gjithë trojet etnike: Prishtinë, Tiranë, Mitrovicë, Vlorë, Suharekë, Durrës, Drenicë, Tropojë, Pejë, Gjirokastër, Prizren, Shkodër, Podjevë, Krujë, Gostivar, Lushnje, Malishevë, Berat, e nga qytete tjera të gjeografisë tonë kombëtare.

Asnjëhere nuk na është dashur Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe për tu kuptuar mes veti, bile i kemi tejkaluar me humor rastet kur i gjenim sinonimet dhe krahasimet më të bukura të shprehjeve tona edhe dialektore edhe lokale.

Shqiptarët sot nuk vuajnë nga shqipja e shkruar e as ajo e folur por vuajnë nga mungesa e vlerësimit dhe kujdesit institucional në ruajtjen e gjuhës kombëtare dhe thesareve dialektore.

E ata të Top Chanellit në Tiranë mos të tregohen shumë të mençur , sepse edhe unë e mbaj mend kohën kur edhe ujtin ua dogji Gjermëni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat