As engjëj as djaj!

Kultura

As engjëj as djaj!

Nga: Ali Sh. Mehmeti Më: 25 maj 2023 Në ora: 22:03
Ali Sh. Mehmeti

Së pari një anekdotë rreth ngjarjes, për të cilën thonë se vërtet kishte ndodhur në Armatën e Jugosllavisë socialiste (i kërkoj falje romëve, që do ta përdori gjuhën origjinale që është përdorur).

Për ta treguar barazinë mes popujve, një ushtari magjup i kishin propozuar që të bëhet anëtar i partisë komuniste. Paraprakisht duhej të përgatitej me disa njohuri elementare. E merr kapiteni në pyetje dhe fillon me pyetje më të lehta. Kush është Tito, Kardeli, Stamboliqi .... Magjupi, duke mos e njohur askënd e bën nervoz kapitenin, por edhe vet bëhet nervoz. Kështu i nervozuar, magjupi i kthehet kapitenit: a di ti kush është Xhango klarinetisti, Sandokan tupanxhia, Hasan hajni .... Natyrisht se kapiteni nuk i njihte. E sheh shoku kapiten, ti i njeh magjupt e tu, unë i njoh magjupt e mi!

Këtyre ditëve po vërshojnë komentet rreth vrasjes së një gruaje shqiptare, 28 vjeçare në Gjermani. Një ngjarje tragjike që meriton dënim publik dhe gjyqësor më të rëndë. Por, gatishmëria e jonë që ta përbaltim vetën duk ia atribuuar këtë dukuri (femicidin) kulturës sonë nuk qëndron. Kështu, veçse përcjellim një kompleks inferioriteti tek fëmijët tanë dhe i bëjmë që të ndihen me faj. Para se të bini këtë lloj konstatimi rrotullohuni rreth vetës, lexoni pak, informohuni dhe pastaj shkruani.

Femicidi, vrasja e grave dhe vajzave, është fenomen i pranishëm gjithandej dhe nuk na dallon shumë nga të tjerët, as për të mirë, as për të keq. Ndoshta për të mirë!

- Në Kroaci me 4 milion banorë, në 20 vitet e fundit janë vra 400 gra/vajza – 5 gra/vajza në vit për 1 milion banorë (burimi: večernji list)

- Në Serbi me 6,8 milion banorë, në periudhën 2010-2022 janë vra 379 gra/vajza – 4,28 gra/vajza në vit për 1 milion banorë (burimi: radio evropa e lirë)

- Në Zvicër me 8,7 milion banorë në periudhën 2009-2018 janë vra 246 gra/vajza – 2,82 gra/vajza në vit për 1 milion banorë (burimi: enti statistikës i Zvicrës)

- Në Shqiëri me 2,8 milion banorë në periudhën 2010-2021 janë vra 153 gra/vajza – 4,5 gra/vajza në vit për 1 milion banorë (burimi: euronews - policia e shteti shqiptar)

- Në Kosovë me 1,8 milion banorë në 12 vite të fundit janë vra 50 gra/vajza – 2,31gra/vajza në vit për 1 milion banorë (burimi: albinfo.ch)

Nëse bëjmë bashkë Shqipërinë me Kosovën del se vriten 3,6 gra/vajza në vit për 1 milion banorë.

Sigurisht që edhe vetëm një të vritet për shkak të përkatësisë gjinore, apo çfarëdo arsye tjetër është shumë, por mos harroni se gjithkush i ka “magjupt e vet”!

kujdes, sepse me këtë lloj vet përbaltjeje nuk do bëheni “më katolik se papa” kudo që jetoni, por vetëm do i bëni fëmijët e juaj të ndihen keq, inferior dhe servil.

P.S. Referenca për numrin e banorëve është viti 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat