Koha si largësi e poezisë dhe bashkëbisedimit me të

Kultura

Koha si largësi e poezisë dhe bashkëbisedimit me të

Nga: Agim Desku Më: 28 maj 2023 Në ora: 12:52
Kopertina e librit

Se shpejti befasia poetike del në dritë për lexuesit e mrekullueshëm vëllimi poetik’’Shi në xham’’- për miqtë e fjalës së bukur poetike,e ndajë me ju!

Në këtë kontekst ,që pozia është një gjini që shpreh shqetësimin e kohës, pasqyron një botë të mbushur me realitet të qenësishëm dhe kurrë nuk fle, por rri zgjuar në vetëdijen e krijusit, ku vepra e tij të jetë gjithnjë e kohës dhe të jetojë më gjatë se koha fizike e poetit dhe bashkëkohësve të tij. Gjenia njerëzore ka shpikur artin,në përpjekjet për të njohur veten dhe botën që e rrethon, sidomos për të kuptuar të ardhmen e tij.

Lidhur me këtë lind pytja: A është poezia e sotme e vetëdijshme për të pasqyruar kohën, problemet që e shqetësojnë dhe i japin vetë fytyrën, nervin dhe pulsin kësaj kohe? Sa pra e realizon poezia jonë e kohëve të fundit dhe në Ç’cilësi? Lidhur me këtë a ka tema, mënyra organizimesh poetike që ta pasqyrojë dhe të tregojë cilësinë e saj? Kjo është pytje që na shqetëson të gjithëve.Që poezia të jetë e kohës, varet se sa ajo shkrihet me ralitetin, ku pikërisht vëllimi poetik ‘’Shi në xham’’ e poetes Antoneta Bilibashi e përcjell emocionin e këtij realiteti tek bota e lexuesit, sa ndihet emocioni i gjallë i jetës njerëzore në masazhin dhe kredon poetike. Praktika ka treguar se ka tema që përcillen bukur, me shumë emocion, me shumë fantazi dhe kjo është vënë re jo vetëm te poetët e një niveli të lakumueshëm por, edhe të tjerë që praktikojnë teknika, struktura të reja dhe vënë në harmoni cilësitë më të mira që do një poezi e kohës së sotme. Në artin poetik të këtij vëllimi frymon bukur pozia njerëzore, në to shkrihen mrekullushëm ekzistenca e të gjitha stinëve dhe ngjyrave, gjallon bukur realiteti objektiv, me të gjitha thyerjet, rëniet, digresionet, kthesat, dramat dhe dyzimet ekzistenciale. Në poezitë e shumë poetëve e në veçanti të poetes Bilibashi ka pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër, ka vajzëri, mëmësi, pleqëri, dashuri dhe brengë, lot dhe gaz, dhembje dhe trishtim, rënie dhe ngritje në projeksionin e jetës, thjeshtë përthyhen të pasqyruara të gjitha ngjyrat e ylberit. Autorja Antoneta Bilibashi me përmbledhjen poetike,,Shi në xham,, ,ka hyrë në portën dhe sallën e koncerteve poetike,,rastësisht,,kështu thotë vetë poetja,por,artisti në përgjithësi është një lule e cila rritet në kopshtin e madh të jetës bashkë me lulet e tjera.Për shumë kohë mund ë mos dalloj as në ngjyra,as në aromë,dhe as në shije .Por vjen një ditë që veçon vetveten qoftë nga lexuesi,qoftë nga grupi i madh i krijuesve ,qoftë nga kritika.Pa dashur arrin të kuptoj edhe vetë,se krijimi nuk është më një dëshirë për të kënaqur vetveten,por një domosdoshmëri ,që nuk të lë të qetë ,të nxit,të shtyen,të tërheq duke të vjedhur orët ,dhe duke të hedhur në prehrin e fantazisë dhe frymëzimeve,për të krijuar në formë,bukuri dhe brendi krijimet poetike.

Pra, autorja ndihet e lehtë dhe e gëzuar,ka dëshirë dhe kërkon më ngulm,që mendimet e saj t`i mbjellë në arat e letrës për t`i bërë dhe pjesë të dhjetëra,qindra apo mijëra lexuesve.Kur i lexon vargjet e përmbledhjes poetike,,Shi në xham’’të poetes Antoneta Bilibashi,natyrshëm ndjen tek vlojnë brënda tyre vlerësimet krijuese për peshën e fjalës se thjeshtë,në dukje,por me figuracion të pasur dhe të dëshiruar,ku sjell një varg i shpirtëruar si ndjeshmëri poetike,forca dhe karakteri i vet poetes,zemra e mbushur me kurajo,dritë dhe besim në vetvete,ku vargjet vëjnë në lëvizje ndjenjat e pashprehura që rrinë strukur brënda njeriut dhe kështu tek lexuesi nxiitet për të marrë pjesë në bashkëbisedim të ngohtë me poeten,si me një person që ke njohur kohë më parë,që ka të njëjtat halle,vështërsi,ëndrra për jetën.Sikur përmes vargu të saj ajo të merr miqësisht përdore dhe të fton në kopshtine saj poetik duke zbuluar para teje përftyrime dhe ndjenja të bukura të shpirtit të saj fisnik.

Vepra poetike ,,Shi në xham’’ ka vlera të mirëfillta poetike ,poezitë duken si një frut i thjeshtë i frymëzimit që vie si freske pranvere duke sejllur edhe emocione,si një vargëzim me tema dhe motive që e përshkojnë realitetin e jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat