Jam e fortë!

Kultura

Jam e fortë!

Nga: Gane Ahmeti Më: 28 maj 2023 Në ora: 19:07
Gane Ahmeti

Jam e fortë them sa shkëmbi kush je ti qe mem ba ballë?

Jam një botë në vete, kush je ti me më shkel me këmbë!?

Nuk jam katandisur për të ushqyer vnerë për tjerët, në një botë plotë gjarprinjësh..

Mes lulëve e gjej veten edhe pse dojnë me më vra..

Don me më poshtnue aq sa di, po se ban men  qe smun me ia dal..

Tham me vete, vetbesimin kush ma ka dhan, që per gjithçka muj me ia dal..

Po katandisesh në mendjen tane qe veq keq po don me më ba, po në rrugët e mija kurr ski me ia dal..

Jam e fortë aq sa shkambi, kush je ti qe mem ba ballë!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat