Te rrapi i vjetër

Kultura

Te rrapi i vjetër

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 30 maj 2023 Në ora: 09:59
Ismail Gashi Sllovia

U dëbuan nga kulla

Burrat e Odës

Shkelen në prushin

E odës

Që dogji lubia

Pirromane.

Te rrapi

U tubuan

Burrat e logun

Aty dheun e ngrohët

Si fëmijë të njomë

Të lëmuar

me dorë.

Aty në dhe

Më grykën e pushkës

Shenuan trojet

Dhe u betuan

Në Besa-besë

E në flamur

Ku bukës

I thonë bukë

E ujit ujë

Shqipëri e lirë

Tok me shqiptarët

Do të jetë.

Me betimin e tokës

Uratë e popullit

Ndalën hakmarrjen

Për madhshti të lirisë.

Armik i kësaj toke.

Të përgjakur

Këtij populli

Të ndjekur

Janë vetëm

Pirromanët

E hijenat

Që na dogjën

E na ndoqën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat