Mos u besoni!

Kultura

Mos u besoni!

Nga: Dedë Preqi Më: 31 maj 2023 Në ora: 16:33
Dedë Preqi

O, ju njerëz të botës së lirë

Mos u besoni atyre kobzezëve,

Që ushqehen me mite të mykura

Mos u besoni dokrrave të fikura.

Mos u besoni atyre të humburve

Që vrasin e presin fëmijë në djep,

Vetëm për të pushtuar e për t’pasur

Sa më shumë autokraci e pushtet.

Mos u besoni atyre që para tempujve

Gjunjëzohen dhe zgurdullojnë sytë,

Ndezin drita n’kisha e xhamija edhe n’prag

Ndërsa djallin e fshehin përbrenda në bark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat