Vrap pas kolltukut, vëllain me pre!

Kultura

Vrap pas kolltukut, vëllain me pre!

Nga: Sami Arifi Më: 1 qershor 2023 Në ora: 07:29

Vrap pas kolltukut, vëllain me pre!

O shqiptar mbushuni mend,

ju që jeni në parlament...

Na duhet më shumë se kurrë unitet n’këtē vend,

destabilizues serbo-rus brenda na kanë hyrë...

Pozitë e opozitë n’Kosovë si qentë n’mes vete t’nërsyerë...

Madje sot kur jemi nga ruso-serb n’provokacion,

opozita e ngratë kërkon mocion…

N’vendse prodhojë forcë e unitet,

n’kohë t’rreziku hedh gurë n’popull t’vetë…

Nuk mundohen fare n’vend t’shtrin sovranitet,

sakatosin popullin me dorën e vetë…

N’këtë kohë s’na falë historia,

po mbushim vendin me rreziqe t’këqia…

Fare s’luftohet për atdhe,

vrap pas kolltukut, vëllain me pre!…

Kosova duke u kallur flakë,

t’mjerët garojnë për bajrak…

Mosni kështu o kokë thatë,

t’gjithë do t’vuani s’fundi si t’ngrat…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat