Pse atdheu po gjëmon?

Kultura

Pse atdheu po gjëmon?

Nga: Sami Arifi Më: 7 qershor 2023 Në ora: 12:31
Autori Sami Arifi

Çka po ndodh me opozitë,
pas shpine vendit po i fusin thikë…
N’veri trazira bën Serbia,
për me i marrë trojet e mia…

Çka po thotë ky Memlia,
Përgjegjse është e jonë Qeveri
Sakatos atdheun e tij,
i pari për t’u bë n’Qeveri…

Për Qeveri mosbesimi,
po kërkon Haradini…
Se ka dertin hiç për vend,
veç t’bëhem president…

E mikloi me votë ajo Serbi,
kryeministër e bëri me shki…
Harrojë luftën për atdhe që bëri,
t’ketë kapial e t’jetë i pari…

Abdixhiku një tregëtar,
la zanatin për t’ardhë i parë…
Me ndërkombëtar po komonikon,
Qeveria për trazira n’veri t’reflekton…

Edhe se nga dialogu pesë Qeveri t’Kosovës bien,
prap e shfajson krejt Serbinë…
Kurrë s’është koha për t’mbyt vëllain,
po për t’i ndalë zullumin shkait..

Ju atdheun po vrani n’ball,
veq për t’qenë shtet t‘par,
Për t’vazhduar me punë t’hajnisë,

për t’i ikur ju drejtësisë…
Opozita me kriminel t’Serbisë,
si duket prapë donë me’i hy hajnisë…

Pse atdheu po gjëmon,
opozita plagë po’I shton..
Për t’ia heç vendit plagët vetë,
Atdheu kërkon unitet…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat